Dialogje Yjesh: Ëndrrat & Kuptimi i Tyre me Anisa Gjinin
The Rising Stardust
0:00 / 0:00
Dialogje Yjesh: Ëndrrat & Kuptimi i Tyre me Anisa Gjinin
290 просмотров · Трансляция закончилась 1 год назад
The Rising Stardust
591 подписчик
290 просмотров · Трансляция закончилась 1 год назад
Flasim për ëndërrat ditën kur planeti i ëndërrimeve, Neptuni, takon Diellin (vetëdijen) në shenjën e Peshqve (të vizioneve) për herë të fundit në jetën tonë. ♓️
Këtë dialog do kem kënaqësinë ta bëj me Anisën.
Anisa Gjini është një profesioniste multidisiplinare në IT, inovacion dhe branding, e apasionuar pas eksplorimit të sjelljes njerëzore dhe shtresave të padukshme të ndërgjegjes. Ajo kërkon të kuptojë më thellë sesi funksionojnë shtresat e subkoshiencës dhe si ndikojnë ato në jetën e përditshme.
Përmes diskutimeve, paneleve dhe projekteve të saj, Anisa krijon hapësira për reflektim dhe vetëdijësim, duke hapur biseda mbi mënyrat se si nënvetëdija formëson perceptimet, emocionet dhe zgjedhjet tona. Nga analiza e ëndrrave dhe intuita, deri te proceset e vendimmarrjes dhe zhvillimi personal, ajo kërkon të eksplorojë mënyrat se si mund të lidhemi më thellë me veten dhe të kuptojmë sinjalet e brendshme që shpesh kalojnë pa u vënë re.
Bashkë do të eksplorojmë botën misterioze të ëndrrave dhe kuptimin e tyre.
☁️A janë ëndrrat thjesht reflektime të nënvetëdijes, apo mbartin mesazhe të rëndësishme për jetën tonë?
🪞Si mund t’i deshifrojmë dhe t’i përdorim për vetëzhvillim?
Një bisedë e thellë dhe inspiruese mbi simbolikat e fshehura të ëndrrave dhe ndikimin e tyre në përditshmëri!
Sigurohu të bësh #subscribe që të mund të na bësh pyetje dhe komente.
...
Këto podcaste janë intervista kurioze për tematika shërimi dhe rritjeje personale dhe shpirtërore me të ftuar të ndryshëm.
Dialogje Yjesh podcast ka qëllim edukim dhe eksplorim kurioz.
Mendimet e shprehura nga të ftuarit nuk janë detyrimisht mendime të Kristianës.
Intervistat nuk janë promocione për teknikat e diskutuara as për të ftuarit, por biseda informuese.
Na ndiqni!
Ti je pluhur yjesh!✨
Ti je ky univers!🌌
Ne jemi universi dhe bashkë-krijues të tij.
Faleminderit që je në hapsirën e @the.rising.stardust 🙏🏻
.
.
.
#zot #astrology #astrologji #zodiac #horoskop #horoskopishqip #univers #hena #therisingstardust #spiritual #hartaastrologjike #hartaelindjes #shqiperi #kosove #anisagjini #endrrat