Перейти к содержимому

Klan News- Përvjetori i 250-të i SHBA-ve, ambasada pritje për 4 korrikun

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Klan News- Përvjetori i 250-të i SHBA-ve, ambasada pritje për 4 korrikun

3 343 просмотра · 2 месяца назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
3 343 просмотра · 2 месяца назад
250 vite pas shpalljes së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë një nga momentet më të rëndësishme të historisë së tyre. Në prag të 4 korrikut, Ambasada Amerikane në Tiranë mblodhi përfaqësues të lartë të shtetit, diplomatë, media dhe sipërmarrës në një pritje festive, ku u përcollën mesazhe për lirinë, partneritetin dhe forcimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Në fjalën e saj e ngarkuara me Punë Nancy VanHorn nënvizoi vlerat mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Është nderi im i madh të festoj me ju këtë gur kilometrik historik përvjetorin e 250-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe ndjekjen e lumturisë. Siç ka thënë Presidenti Trump: “Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës. Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme”, tha e Ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Van Horn. Për VanHorn shqiptarët janë shembull i një kombi që dëshiron lirinë. “Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë. Shqiptarët e njohin mirë atë dëshirë. Udhëtimi i kombit tuaj nga shtypja dhe izolimi drejt demokracisë dhe aleancës Perëndimore është një nga historitë e mëdha të suksesit të kohës sonë. Ju po ndërtoni një shoqëri dhe institucione që nxisin parimet e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë dhe e keni bërë këtë përmes guximit dhe sakrificës vetjake”, shtoi Van Horn.   E ngarkuara me punë theksoi se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë më të forta se kurrë më parë “Lidhja jonë është sot më e fortë se kurrë më parë, falë të gjithëve juve. Faleminderit për partneritetin tuaj, mikpritjen tuaj legjendare shqiptare dhe angazhimin tuaj ndaj vlerave që ndajmë!”, tha Van Horn.  Në mbyllje të fjalës së saj VanHorn u shpreh e sigurtë për vijimin e kësaj marrëdhënie të fortë. “Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur një botë ku mbretëron liria, të udhëhequr nga parimet e paqes nëpërmjet forcës dhe partneriteteve të ndërtuara mbi respektin e ndërsjellë dhe interesat e përbashkëta që ka parashtruar Presidenti Trump”, përfundoi Van Horn. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan