🔴 LIVE | Arrestimi i Ergys Agasit, rinia në protestë kundër Ramës dhe Mendi Kabashi hyn në politikë!
News24 Albania
0:00 / 0:00
🔴 LIVE | Arrestimi i Ergys Agasit, rinia në protestë kundër Ramës dhe Mendi Kabashi hyn në politikë!
8 253 просмотра · Трансляция закончилась 6 часов назад
News24 Albania
469 тыс. подписчиков
8 253 просмотра · Трансляция закончилась 6 часов назад
🔴 LIVE | Arrestimi i Ergys Agasit, rinia në protestë kundër Ramës dhe Mendi Kabashi hyn në politikë!
🔴 Pjesa e trete
Vajza e Mirush Kabashit futet në politikë/ Garon për Këshillin Bashkiak në Kanada
Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh shqiptar Mirush Kabashi, është në garë për një vend në Këshillin Bashkiak të Mississauga-s në Ontario të Kanadasë. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, me gazetaren Nisida Tufa, Kabashi rrëfeu rrugëtimin e saj nga Shqipëria drejt Kanadasë, angazhimin në komunitet dhe arsyen që e shtyu të hyjë në politikën lokale. Kabashi kandidon për zgjedhjet e 26 tetorit, në një garë lokale që përfshin një komunitet prej rreth 65 mijë banorësh. Ajo tregoi se fushata po zhvillohet kryesisht në terren, derë më derë, duke takuar banorët dhe duke dëgjuar problematikat e tyre.
“Politika lokale nuk është ideologji, është shërbim”, u shpreh Kabashi, duke theksuar se vendimin për të kandiduar e sheh si një mision përtej ambicies personale. Rrugëtimi i Mendi Kabashit ka kaluar nëpër disa etapa të rëndësishme. Në moshën 17-vjeçare ajo nisi studimet në Akademinë Ushtarake në Modena, ndërsa më pas punoi si këshilltare ligjore në Ministrinë e Mbrojtjes. Sot jeton dhe punon në Toronto, ku është e angazhuar në menaxhimin e komuniteteve.
Për të, politika lokale është një mënyrë për të sjellë më pranë institucioneve zërin e qytetarëve. “Dua t’ua bëj jetën njerëzve më të mirë, duke shfrytëzuar gjithë potencialin që ka kjo lagje apo kjo njësi bashkiake. Mendoj se kam kualifikimet dhe përgatitjen për të bërë më të mirën, por mbi të gjitha vullnetin, ndershmërinë dhe përkushtimin”, deklaroi Kabashi.
🔴 Pjesa e dyte
Analisti dhe politologu Ermal Hasimja ka komentuar vijimësinë e protestës opozitare dhe ndikimin e saj në shoqërinë shqiptare, duke e cilësuar atë si një zhvillim me rëndësi, pavarësisht se si do të vijojë në të ardhmen. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Hasimja tha se fakti që protesta vijon prej javësh me një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish përbën në vetvete një arritje.
Sipas tij, protesta e ka dhënë tashmë efektin e saj dhe ka ndikuar në zhvillimet politike të vendit. Ai theksoi se një pjesë e zhvillimeve që kanë ndodhur në vend nuk do të ishin të njëjta nëse nuk do të kishte pasur protestë. Hasimja e cilësoi protestën edhe si një lloj “shkolle vere demokracie”, veçanërisht për brezat e rinj, të cilët sipas tij kanë një qasje më apatike ndaj politikës.
🔴 Pjesa e pare
“Kjo javë” nis sezonin e ri! “Në çdo cep, një polic që i shkrepte një foto!”, Artan Hoxha flet për arrestim me regji të Ergys Agasit: Iu hoq “imuniteti” nga ata lart të politikës për t’i mbyllur gojën!
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar vrasjen e Viktor Bardhit, duke e cilësuar ngjarjen si pjesë të një konflikti të gjatë mes dy fiseve në Mirditë, i cili, sipas tij, vijon prej vitesh dhe nuk është zgjidhur nga shteti. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, me Nisida Tufën, Hoxha u shpreh se për të kjo ngjarje “nuk ka kokërr misteri”, ndërsa ngriti pikëpyetje të forta për faktin se autorët e disa vrasjeve të lidhura me këtë konflikt nuk janë arrestuar.
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar protestat masive në vend, ku prej 3 muajsh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në një intervistë për emisionin “Kjo javë” në News24, Hoxha theksoi se protestuesit duhet të jenë më të vendosur dhe më shumë në numër, që të ‘frikësojnë’ Ramën.
*Subscribe në Kanalin “News24 Albania”* 🌟
📺 **YouTube**: Kliko këtu për më shumë lajme! [@News24Albania]( / Канал )
🌐 **Website**: [BalkanWeb.com](https://www.balkanweb.com)
🌐 **Website**: [News24.al](https://www.news24.al)
*Ndiq News24 në Rrjetet Sociale:*
🔵 **Facebook**: [ / news24alb ]
📸 **Instagram**: [ / news24al ]
❌ **X**: [https://x.com/balkanwebcom]
🎵 **TikTok**: [ / news24.al ]
#news24albania #sport #boteroriamerikan #News24AL #news24 #lajmeshqip #aktualitet #politike #opozita #qeveria #shqiperi #tirane #albania #balkanweb #kulture #drejtesi #sport #kosova #rajoni #lajmengabota #art