Big Mama shpërthen në lot për humbjen e nënës dhe Shpat Kasapit! Kush është i dashuri i saj?
Top Channel Albania и Grida Duma
0:00 / 0:00
Big Mama shpërthen në lot për humbjen e nënës dhe Shpat Kasapit! Kush është i dashuri i saj?
97 853 просмотра · 3 мес. назад
Top Channel Albania и Grida Duma
97 853 просмотра · 3 мес. назад
Big Mama vjen në një nga rrëfimet më të sinqerta dhe emocionale të jetës së saj. Në bisedën me Grida Duma në Grida Duma Podcast, këngëtarja flet pa dorashka për dashurinë që nuk e gjeti ashtu siç e kishte ëndërruar, lidhjet që sot i konsideron të gabuara, sakrificat që ka bërë për të tjerët dhe vështirësinë për t'i thënë "jo" njerëzve. Mes lotëve, Big Mama ndalet te humbja e nënës, dhimbja më e madhe e jetës së saj, një plagë që vazhdon ta shoqërojë çdo ditë. Ajo kujton edhe mikun e saj të ngushtë Shpat Kasapi, fillimet e karrierës me vetëm 10 euro në xhep dhe rrugëtimin drejt suksesit.
Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GridaDuma #Podcast #TopChannel