Перейти к содержимому

'BOMBA' E RAMËS PËR ÇMIMET! Premton 22% më lirë mbi 200 produkte: Çfarë do të ndryshojë në shportën

Lajmi i Fundit

0:00 / 0:00

'BOMBA' E RAMËS PËR ÇMIMET! Premton 22% më lirë mbi 200 produkte: Çfarë do të ndryshojë në shportën

639 просмотров · 2 дня назад
Lajmi i Fundit
6,28 тыс. подписчиков
639 просмотров · 2 дня назад
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën “Pasqyra e Çmimeve” dhe nismën “KURSE”, që synojnë lehtësimin e shpenzimeve të përditshme për familjet shqiptare përmes bashkëpunimit mes qeverisë, supermarketeve dhe furnitorëve. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se marrëveshja me pesë subjekte të rëndësishme të tregtimit të ushqimeve parashikon çmime të arsyeshme dhe të pandryshueshme për një sërë produktesh deri më 12 janar të vitit të ardhshëm. Sipas kryeministrit, nisma vjen në një kohë kur rritja e kostove po prek konsumatorët në mbarë botën. Ai bëri të ditur se aktualisht janë mbi 200 artikuj pjesë e kësaj nisme, ndërsa synimi është që numri i tyre të arrijë në 1000 deri në fund të vitit. Rama u shpreh se procesi do të zgjerohet edhe me subjekte më të vogla dhe pika të shitjes me pakicë, për të përfshirë sa më shumë aktorë të tregut. Kreu i qeverisë theksoi se synimi nuk është vendosja e çmimeve nga shteti, por nxitja e konkurrencës së lirë, transparencës dhe bashkëpunimit në mbrojtje të konsumatorëve. “Së pari dua të them që më vjen shumë mirë që e realizuam këtë objektiv të parë pa pasur nevojë për asgjë më shumë sesa mirëkuptim dhe e gjetëm mirëkuptimin duke rënë dakord se në fund të ditës, sot është një kohë kur duhet parë përtej fitimit ditor dhe kur respekti për qytetarin, respekti për konsumatorin materializohet edhe në formën e vetëdijes, në kushtet e një presioni të përgjithshëm mbi ekonominë që nuk ka të bëjë fare me arsye të brendshme, por që ka përfshirë botën mbarë, në kushtet e rritjes së kostove që në tërësi që janë një karakteristikë e të gjitha vendeve duhet bërë një hap përtej asaj vije tradicionale ndarëse mes atij që shet dhe atij që blen dhe duhet gjetur një rrugë për të ofruar një mundësi më shumë për njerëzit që kanë më shumë vështirësi. Sot, pikërisht falë këtij mirëkuptimi dhe ndërveprimit të këtyre pesë subjekteve të rëndësishme në tregtinë e ushqimeve në Shqipëri, jemi praktikisht me këtë pasqyrë në dorë, Pasqyrën e Çmimeve dhe me këtë marrëveshje për një sërë artikujsh, të cilët do të kenë një çmim të arsyeshëm dhe të palëvizshëm deri në 12 janar të vitit të ardhshëm. Në këtë periudhë, që siç thashë karakterizohet nga një presion i përgjithshëm mbi ekonomitë e të gjitha vendeve dhe ku e tha dhe ministrja, vende të ndryshme që ne i kemi studiuar me kujdes, kanë marrë nisma të ngjashme dhe nëse e kanë gjetur fjalën qeveritë e atyre vendeve me tregtarët në ato vende, nuk ka asnjë arsye që të mos e gjejmë fjalën edhe ne mes nesh dhe dua t’i falenderoj subjektet, dua të falenderoj përfaqësuesit e tyre, dua të falenderoj ata që janë këtu bashkë me ne, sepse kanë qenë zëdhënësit, zëdhënëset e këtyre subjekteve për këtë arritje jo të vogël. Natyrisht që ky nuk është fundi, është fillimi i një procesi ku ne duam të përfshijmë gjithnjë e më shumë subjekte, duke pasur parasysh këtu edhe subjektet më të vogla, edhe pikat e shitjes të pakicës, të cilat janë pika ku siç e tha ministrja, shpeshherë ndodh që çmimet lëvizin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye ligji parashikon edhe gjobë në rast se ato çmime janë spekulim, por përsëri përpjekja jonë, thirrja jonë do të jetë në mënyrë të vazhdueshme mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirja në këtë nisëm. Nga ana tjetër, sot janë mbi 200 artikuj që janë pjesë e kësaj pasqyre. Synimi është që deri në fund të vitit ato të jenë 1.000 dhe kështu të gjithë pa përjashtim të kenë një pamje shumë të qartë të situatës së çmimeve në mënyrë të përditshme. Subjektet nga ana e tyre përditësojnë çmimet në pasqyrë dhe qytetarët nga ana e tyre njihen në mënyrë konstante në kohë reale se në cilin nivel janë çmimet dhe si variojnë ato nga një subjekt tek tjetri brenda marzhit të diskrecionit që çdo subjekt ka në kushtet e ekonomisë së tregut. Ka shpeshherë thirrje ndaj nesh që të vendosim çmime. Këtë e kemi të pamundur ta bëjmë sepse kemi bërë një zgjedhje të gjithë bashkë si popull në vitin 1990, kur jemi ndarë nga sistemi që i vendoste vetë çmimet dhe kemi zgjedhur një sistem ku çmimet i vendos konkurrenca e lirë. Mirëpo nga ana tjetër pikërisht tek konkurrenca e lirë dhe njëkohësisht tek konkurrenca e ndershme qëndron edhe baza e kësaj nisme të përbashkët me këto subjekte.