Перейти к содержимому

Këshilla e ekspertit: Kush ka tokë ta shesi tani, integrimi në BE do të ulë vlerën

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Këshilla e ekspertit: Kush ka tokë ta shesi tani, integrimi në BE do të ulë vlerën

24 857 просмотров · 4 дн. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
24 857 просмотров · 4 дн. назад
ntegrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mund të ndikojë në vlerën e tokës bujqësore, ndaj pronarët duhet të vlerësojnë me kujdes nëse u leverdis ta shesin. Kështu u shpreh eksperti i bujqësisë Ilir Pilku, i ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, Tv Klan ku diskutoi mbi trashëgiminë e tokave dhe mundësitë për t'i kthyer ato në burim të ardhurash. Sipas tij, çmimi i tokës bujqësore në Shqipëri është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian, ndërsa diferenca me disa vende të tjera tregon se pronarët duhet të analizojnë me kujdes vlerën e pronës së tyre. “Në një hektar, ose ndaç e marrim dhe një dynym, kushton mesatarisht në Shqipëri kushton një dynym kushton 2 mijë e 500 deri në 3 mijë euro dynymi. Mesatarja e Bashkimit Evropian është 1 mijë e 500 euro. Ndërkohë që ka vende të cilat kanë bujqësi të zhvilluar, siç është për shembull Hungaria, ku një hektar kushton 6 mijë e 800 euro mesatarja, ose 680 euro dynymi. Italia, që është vendi më i zhvilluar, po flasim gjithmonë për rajonin e Pulias, Toskana, toka bujqësore ka një mesatare afërsisht një hektar shkon në 35 mijë euro hektari”, tha eksperti. Pilku ngriti si çështje mundësinë që integrimi evropian të ndikojë në uljen e vlerës së tokës bujqësore, duke e lidhur këtë me ndryshimet që mund të pësojë tregu dhe zgjerimin e aktivitetit ekonomik. “Dhe këtu merr diskutimi që a më vlen më shumë ta shes, sepse integrimi në Bashkimin Evropian do të ndikojë në uljen e vlerës së tokës bujqësore”, u shpreh ai. Sipas ekspertit, zhvillimi i investimeve dhe zgjerimi i bizneseve e i tregtisë mund të ndikojnë në tregun e tokës. Nga ana tjetër, pronarët duhet të marrin në konsideratë edhe mundësinë e shfrytëzimit të saj për aktivitet bujqësor, megjithëse interesi i të rinjve për këtë sektor mbetet një sfidë. “Po sepse investimet e reja do të jenë më të mëdha, do të ketë një lloj zgjerimi edhe të bizneseve, edhe të tregtisë, dhe kjo do të ndikojë në tokën bujqësore, është e padiskutueshme”, theksoi Pilku. Dielli lind ndryshe në Tv Klan, në 7 pa 1 minutë! Të lodhur apo të palodhur nga gjumi i natës, nga e djeshmja me halle e strese, “Aldo Morning Show”, ju fton të zgjohemi me buzëqeshje, me qeshje, me nënqeshje, dhe më kryesorja… me një adrenalinë të paparë për ta nisur mbarë ditën. Çdo mëngjes me Aldon. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #AldoMorningShow #AldonLipe #TVKlan