Перейти к содержимому

Qindra shqiptarë nga diaspora drejt Shqipërisë: Shqipëria e shqiptarëve

Ora News

0:00 / 0:00

Qindra shqiptarë nga diaspora drejt Shqipërisë: Shqipëria e shqiptarëve

3 879 просмотров · 2 дня назад
Ora News
323 тыс. подписчиков
3 879 просмотров · 2 дня назад
#oranews #lajmedite #proteesta #diaspora Qindra shqiptarë të diasporës janë nisur nga vende të ndryshme të Europës drejt Shqipërisë, në një udhëtim që për ta nuk është thjesht një kthim në atdhe. Nga Anglia, por edhe nga vende të ndryshme të Bashkimit Europian, qytetarë shqiptarë kanë udhëtuar për tre ditë me radhë, duke formuar një kolonë automjetesh të mbushura me flamuj kuqezi, simbole kombëtare dhe mesazhe politike. Automjetet e tyre janë lehtësisht të dallueshme. Flamujt shqiptarë valëviten në makina, ndërsa në pjesë të ndryshme të automjeteve janë vendosur slogane dhe mesazhe që shprehin pakënaqësinë ndaj qeverisë shqiptare. “Shqipëria e shqiptarëve” është një prej mesazheve që shoqëron këtë udhëtim. Pjesëmarrësit shprehen se janë nisur drejt Shqipërisë për të protestuar dhe për të dhënë një mesazh politik. Ata kërkojnë ndryshim dhe shprehen për largimin e qeverisë aktuale. Por udhëtimi nuk ka qenë pa vështirësi. “Kemi tre ditë që udhëtojmë drejt Shqipërisë dhe pengesat më të mëdha i kemi hasur në kufirin me Malin e Zi”, shprehen qytetarët që janë pjesë e kolonës. Sipas tyre, gjatë kalimit nëpër kufirin malazez janë hasur me probleme dhe pengesa, duke e bërë edhe më të gjatë një udhëtim që tashmë kishte zgjatur tre ditë. Megjithatë, pavarësisht vështirësive, ata kanë vijuar rrugën drejt Shqipërisë dhe kanë mbërritur në pikën kufitare të Morinës. Për më shumë lexoni: https://www.oranews.tv/vendi/qindra-s... Website: www.oranews.tv Youtube http://bit.ly/2DDddtL Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s Instagram   / oranews.one   X https://x.com/oranews_one Follow Televizionin Ora News