"Kemi qepur vagina nga seksi i dhunës, me kafshime", dr. Shkëlqimi habit me rastet ekstreme
RTV KLAN
0:00 / 0:00
"Kemi qepur vagina nga seksi i dhunës, me kafshime", dr. Shkëlqimi habit me rastet ekstreme
8 813 просмотров · 3 года назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
8 813 просмотров · 3 года назад
“Shije Shtëpie” në Tv Klan trajtoi sot marrëdhëniet seksuale në moshë të hershme. Psikologia Vitjona Nano Begeja tha se sipas një studimi në shkollat 9-vjeçare të Tiranës, një pjesë e madhe e adoleshentëve kanë kryer marrëdhëniet e para seksuale që në moshën 13 vjeç.
Nisur nga kjo, gjinekologu Shkëlqim Balili shton se përveç problemeve psikologjike, marrëdhënie të tilla sjellin edhe jo pak ndërlikime fizike, sidomos në trupin e femrës. Më herët u përmend se në një moshë më të vonë ka gjasa të larta të shfaqjes së kancerit vaginal, por veç kësaj sëmundjeje, gjinekologu shton edhe rastet e frikshme që ka hasur gjatë punës.
Shkëlqim Balili: Që të bësh një marrëdhënie seksuale, veç dëmtimeve psikologjike dhe veç dëmtimeve ku nuk ndien dashuri, nuk ndien ndjenjë, je i paformuar akoma, është rreziku i kontracepsionit sepse shumica nuk përdorin kontracepsion. E dyta, kontracepsionet kurdoqoftë janë të zgjedhur për moshën e adoleshencës dhe ato që janë të riprodhimit dhe janë mbi 80 fenomene anësore.
Unë kam raste në praktikën time të shtatzënisë adoleshente. Ne në maternitet kemi pritur keqformime, aborte të mëdha, lacaracione, kemi qepur vaginat vetëm nga dëmtimet dhe nga sekset e dhunës, bile me kafshime. E dyta, seksi dhe shtatzënia në adoleshencë, është me keqformime fetale, është e jashtëzakonshme. Ka mbi 100 ndërlikime, plus sjell hipotrofi, lindje të vështirë, sjell prematuritet, nuk shkon kurrë lindja sepse një 13 vjeç nuk ka aftësi biologjike, psikologjike e morale për ta çuar deri në fund.
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. #shkelqimbalili #suelademiri #vitjonananobegeja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu