Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Tetor 2026, ora 23:55 | Lajme - News
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Edicioni i Lajmeve Tv Klan 13 Tetor 2026, ora 23:55 | Lajme - News
7 413 просмотров · 22 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
7 413 просмотров · 22 часа назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:55, 13 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Redi Prifti
HEADLINES
Shqipëria mbyll “Kapitullin 20”. Rama: Rruga drejt BE-së, e pakthyeshme
Shqipëria mbylli sot në Luksemburg “Kapitullin 20” të negociatave me BE-në. Kryeministri Edi Rama tha se rruga e Shqipërisë drejt Unionit është e pakthyeshme. Komisionerja Marta Kos shprehu mbështetje dhe kërkoi vijimin e reformave.
Përplasje të dhunshme mes studentëve dhe policisë. Lëndohen 6 efektivë, 23 të shoqëruar
Qindra studentë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar tarifa më të ulëta dhe kushte më të mira. Tubimi u shoqërua me përplasje të dhunshme me policinë. Gjashtë efektivë u lënduan nga sendet e forta. Shoqërohen 23 persona.
Hidhet në erë makina e gruas së avokatit Idajet Beqirit. Vetëm dëme materiale
Një sasi lënde plasëse shpërtheu sot në makinën e gruas së avokatit Idajet Beqiri. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Policia po analizon pamjet filmike për identifikimin e autorit dhe po heton për zbardhjen e motiveve të këtij akti.
FMN rrit parashikimin për ekonominë shqiptare: Pritet të ketë zgjerim me 3.5% në vitin 2026
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar në rritje parashikimin për ecurinë e ekonomisë shqiptare, duke e vlerësuar rritjen në 3.5% për vitin 2026. Edhe inflacioni dhe deficiti i llogarisë korrente projektohen në nivele më të favorshme.
Jep dorëheqjen ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Trump i kërkoi largimin
Ambasadorja amerikane në Greqi, Kimberly Guilfoyle, njoftoi largimin e saj nga kjo detyrë pas përfshirjes në një skandal korrupsioni për kërkimin e 100 mijë dollarëve ndaj një donatori. Më herët, ishte vetë Shtëpia e Bardhë që i kërkoi largimin.
Rishfaqet pas 60 vitesh piktura e rrallë e Van Goghut. Do të shitet në ankand për rreth 180 mln dollarë
Një pikturë e Van Gogut, që kishte qëndruar prej gjashtë dekadash larg vëmendjes së artdashësve, është ekspozuar në Hong Kong. Vepra e titulluar “Pemët e gështenjës në lulëzim” pritet të shitet në ankand për rreth 180 milionë dollarë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/