🔴Episodi 10: Përgatitja për Dimërim pjesa e parë
Bletaria Shqip
0:00 / 0:00
🔴Episodi 10: Përgatitja për Dimërim pjesa e parë
70 548 просмотров · 4 года назад
Bletaria Shqip
10,5 тыс. подписчиков
70 548 просмотров · 4 года назад
Pjesa e dytë:
• 🔴Episodi 11: Përgatitja për Dimërim pjesa ...
Përgatitja e shoqërive për dimërim fillon qysh nga vjelja e mjaltit, duke filluar me trajtime kundër varroas dhe sëmundjeve të ndryshme. Pastaj kontrollimi i kateve të para për të parë rezervat e mjaltit se a ka mjaftueshëm. Çdo kornizë duhet të ketë të formuar kurorën e mjaltit ku sëbashku të gjitha kornizat duhet të kenë 13 - 16kg mjaltë. Nëse nuk kemi mjaftueshëm mjaltë atëher duhet të plotësohet me syrup i cili formohet duke përdorur 2kg sheqer dhe 1 litër ujë. Hedhja bëhet një ditë po një ditë jo pra në mënyrë intenzive në mënyrë që bleta atë syrup që i hedhim ta deponoj për dimërim. Kur hedhim syrup temperatura e mbrëmjes nuk duhet të jet nën 10 gradë celsius. Preferohet që shoqëritë tek të cilat në katin e dytë nuk kemi mizë të largohet kati dytë sepse dimërimi më i mirë është në një kat. Shoqëritë e dobëta duhet të bashkohen me një shoqëri më të dobët ose mesatare. Për më shume detale mund të ndiqni këtë video në lidhje me përgatitjen për dimërim! Për çdo paqartësi ose lëshim të informacionove me rëndësi mund të komentoni më poshtë. Ju faleminderit!