Top Channel/ Zjarri lë 7 persona pa strehë/ Flakët shkrumbojnë banesën e familjes Kruja në Shkodër
Top Channel Albania
0:00 / 0:00
Top Channel/ Zjarri lë 7 persona pa strehë/ Flakët shkrumbojnë banesën e familjes Kruja në Shkodër
1 775 просмотров · 2 мес. назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
1 775 просмотров · 2 мес. назад
Brenda pak minutash, familja Kruja në Shkodër humbi gjithçka. Një zjarr që nisi në çatinë e banesës përfshiu me shpejtësi shtëpinë, duke e shkrumbuar dhe lënë familjen prej 7 anëtarësh pa një strehë.
Blerim Kruja, me profesion kameraman, jetonte në këtë banesë së bashku me bashkëshorten, katër vajzat e vogla dhe nënën e tij. Sot, pas zjarrit, familja ndodhet përballë një situate të vështirë, pasi shtëpia është bërë e pabanueshme.
Për familjen Kruja, tashmë kanë nisur thirrjet për ndihmë. Sot atyre u ka mbetur vetem shpresa se nuk do të jenë vetëm në këtë përballje.
Për të ndihmuar familjen prej 7 anëtarësh është hapur edhe një fushatë GoFundMe, ku kushdo që dëshiron mund të kontribuojë për t’i ardhur në ndihmë familjes në këtë moment të vështirë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Shkodër#Zjarri#TopChannelNews