Перейти к содержимому

Shkolla në Elbasan me dry që pas tërmetit, nxënësit udhëtojnë 5 km për të ndjekur mësimin

Ora News

0:00 / 0:00

Shkolla në Elbasan me dry që pas tërmetit, nxënësit udhëtojnë 5 km për të ndjekur mësimin

827 просмотров · 5 лет назад
Ora News
325 тыс. подписчиков
827 просмотров · 5 лет назад
#oranews #rtvora #elbasan Banorët e fshatit Llixhë në Elbasan ankohen për mbylljen e shkollës së zonës prej 3 vitesh. Objekti arsimor ka degraduar pasi është lënë në harresë, ndërkohë që banorët e zonës shprehen se janë të pakënaqur nga ky vendim pasi fëmijëve u duhet të udhëtojnë në shkollat më të largëta, ndërkohë që kjo bëhet edhe më e vështirë gjatë stinës së dimrit. Shkolla “Jonus Carçiu” në Lixhë të Elbasanit është rrethuar nga barishtet, ndërkohë që dyert e institucionit arsimor janë mbyllura. Prej tërmetit të 26 nëntorit 2019 shkolla është kyçur. Në këto kushte, nxënësit e zonës detyrohen të udhëtojnë rreth 5 kilometra deri në fshatin Kuqan për të bërë mësim. Prindërit thonë se arsyeja e vërtetë e mbylljes së shkollës në fshatin e tyre nuk ishte tërmeti. "Shkolla kështu ka qenë dhe para tërmetit të nëntorit nga punimet e dobëta." Sipas prindërve, stina e dimrit e bën edhe më të vështirë për fëmijët pjesëmarrjen në mësim. "Janë shumë larg, vjen autobusi i merr dhe i bie." "Fëmijët e bëjnë shkollën tuyrn i dytë në Kuqan me orë të shkurtuara, është problem nëpër autobusa." Banorët apelojnë institucionet për rikonstruktimin e shkollës. "Do të ishte mirë që të kishte një shkollë, se është vështirë për fëmijët e vegjël të shkojnë në Kuqan, sidomos në klasë të parë dhe kopësht." Burimet jozyrtare pranë bashkisë së Elbasanit pohojnë se shkolla nuk është mbyllur vetëm për shkak të tërmetit, por edhe për shkak të numrit të vogël të nxënësve. Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/shkolla-... Follow TV Ora dhe RTV Ora News Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3 For more content from click HERE www.oranews.tv Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp