Kryeministri Rama inspektim në kantierin e Bypass-it të Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Kryeministri Rama inspektim në kantierin e Bypass-it të Tiranës: Çliron kryeqytetin nga trafiku
7 926 просмотров · 9 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
7 926 просмотров · 9 ч назад
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi he kreun e ARRSH-së Ami Kozeli kryen inspektim në kantierin e Bypass-it të Tiranës, ku punimet po ecin me ritme të shpejta.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Karakaçi tha se deri tani, punimet janë kryer mbi nivelin 50 përqind. “Jemi në mbi 50 përqind të nivelit të punimeve”, tha Karakaçi.
Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama deklaroi se Bypass-i do të ketë impakt në lehtësimin e trafikut në kryeqytet, por edhe në rritjen e vlerës së pronës në zonë. Tha se çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit, me transparencë të plotë.
“Në këtë zonë, me projektin e Bypass-it, pritet që të rritet vlera e pronës. Padiskutim që çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit, me transparencë të plotë.
Ky aks do ta çlirojë kryeqytetin nga ngarkesa e tepërt. Një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes dhe pjesa tjetër do të ketë lirshmëri për të hyrë dhe për të dalë”, u shpreh kryeministri.
Ky segment do jetë një nyje strategjike e infrastrukturës rrugore, që do të lidhë akset e Korridorit Blu, si dhe autostradën Tiranë–Durrës me Tiranë–Elbasan, duke shmangur kalimin përmes qytetit.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #edirama