Перейти к содержимому

MCN Economy- Dora e padukshme që rrit çmimet në Shqipëri

MCN TV

0:00 / 0:00

MCN Economy- Dora e padukshme që rrit çmimet në Shqipëri

859 просмотров · 20 часов назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
859 просмотров · 20 часов назад
Shqipëria ka arritur nivele alarmante të shtrenjtimit të jetesës, ku çmimet e mallrave të konsumit kanë kaluar mesataren e Bashkimit Evropian, ndërsa 80% e produkteve të shportës vazhdojnë të vijnë nga importi. Ky shqetësim madhor për xhepat e familjeve shqiptare u trajtua sot në emisionin "MCN Economy", ku profesoresha e ekonomisë Valbona Sakollari dhe eksperti Pano Soko analizuan faktorët e kësaj rritjeje galopante që po tejkalon edhe shifrat zyrtare të inflacionit të raportuara nga INSTAT. Profesoresha Valbona Sakollari deklaroi se 80% e produkteve të shportës në Shqipëri janë të importuara dhe kjo se ekspozon tregun vendas ndaj kostove të larta. Eksperti Soko theksoi se Shqipëria e ka fituar tashmë garën e çmimeve, duke u renditur më shtrenjtë se vendet e rajonit dhe vetë blloku evropian. #mcntv #MCN #MCNEconomy