Pa Gjurmë-Iku nga shtëpia prej dhunës barbare,burri ’ia rrëmbeu’/Nëna:Nuk di ku kam fëmijët 18.11.22
Pa Gjurme
0:00 / 0:00
Pa Gjurmë-Iku nga shtëpia prej dhunës barbare,burri ’ia rrëmbeu’/Nëna:Nuk di ku kam fëmijët 18.11.22
22 833 просмотра · 3 года назад
Pa Gjurme
39,1 тыс. подписчиков
22 833 просмотра · 3 года назад
#pagjurme #odetadume #reportTV
Historia që vjen e rrëfyer sot nga një 31-vjecare e ka zanafillën që prej vitit 2006,kur Rita një 15-vjecare asokohe u martua me një 27-vjeçar. Për shkak të diferencës së madhe në moshë ajo nuk ishte dakort, por familja e saj e martoi pa dëshirë. Çdo gjë dukej se shkonte mirë derisa në vitin 2007 në jetë erdhi vajza. Pas kësaj bashkëshorti nisi të konsumonte alkool,të ushtronte dhunë mbi Ritën. Ai e mbyllte 31-vjeçaren në shtëpi dhe e dhunonte pa ndalim me rripin e pantallonave. E reja ka tentuar të ndahet shumë herë duke u larguar tek familja e saj, por këta të fundit e kanë kthyer sërish për shkak të mentalitetit dhe në këtë mënyrë përsëritej historia. Në vitin 2009 vjen në jetë djali e ndërsa në 2012 vajza tjetër, por edhe pse u bënë prindër të 3 fëmijëve sërish gjërat nuk ndryshuan.
Gjatë kohës që jetonte me bashkëshortin e saj në 2018 Rita nis njohjen me një tjetër djalë.Ishte nëntori i vitit 2019 kur ajo vendos të largohet përfundimisht, pasi bashkëshorti ushtronte dhunë edhe mbi vajzën e tyre të madhe. Ajo pajiset me urdhër mbrojtje për një vit dhe gjatë kësaj kohe 31-vjeçarja hapi edhe procesin e divorcit, ptoces I cili nuk ka përfunduar ende. Pasi u largua nga bashkëshorti duke lënë dhe 3 fëmijët tek babai dhunues, ajo nisi bashkëjetesën me partnerin e saj të ri. Ish-bashkëshorti nuk pranonte që fëmijët të jetonin me nënën ndaj Rita i shkëputi kontaktet me fëmijët. Dy vite më parë ajo u bë nënë për herë të katërt, ndërsa ende ligjërisht ekziston e martuar. Kjo, gjë që e ka penguar të bëjë regjistrimin e të birit. 31-vjeçarja vendos të rrëfehet pasditen e sotme në 'Pa Gjurmë' pasi ka një mesazh për fëmijët e saj.
Për herë të fundit ajo i ka takuar në maj të vitit 2021.
31-vjeçarja jeton vetëm me djalin e vogël, pasi partneri i saj aktual është dënuar me 5 vite burg, vënë nën akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 15:30 në ekranin e Report Tv