Перейти к содержимому

Motra hidhet në rrugë nga i vëllai: Edhe prindërit u bënë palë me të

Me Zemer Te Hapur

0:00 / 0:00

Motra hidhet në rrugë nga i vëllai: Edhe prindërit u bënë palë me të

223 753 просмотра · 8 лет назад
Me Zemer Te Hapur
276 тыс. подписчиков
223 753 просмотра · 8 лет назад
Nga Arkiva e emisionit "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 8 shtator, 2015 Marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve janë më të natyrshmet dhe më spostanet se cdo marrëdhënie tjetër njerëzore. Por ndodh shpesh që këto dashuri, brenda familjes të kthehen në urrejtje dhe më pas të shkaktohen konflikte të rënda ku një motër dhe një vëlla të bëhen armiq të betuar. Besnike Hoxha një 39-vjecare nga Lushnja do të rrëfejë historinë e saj dhe raportet me të vëllain Edmondin. Kanë kaluar shumë vite që ata kanë çekuilibruar marrëdhëniet brenda familjes dhe shkaku është prona. Është motra Besnikja që ka të drejtat e plota mbi këtë pronë apo I vëllai Edmond Greca me banim në Itali që I gëzon dhe I trashëgon. BEsnikja në vitin 2008 së bashku me familjen e saj vendoset në banesën e babait në fshatin Gjuzë të Lushnjes. Vëllai së bashku me bashkëshorten emigrojnë për një jetë më të mirë drejt Italisë dhe për t’u kujdesur për prindërit ai vendos të marrë pikërisht Besniken në banesën e tij. Gjatë viteve të banesës në këtë shtëpizë prindërit vendosin që në 2010 shtëpinë t’ia trashëgojnë vajzës, pasi ajo ishte e vetmja që jetonte në kushte të vështira ekonomike. Nga viti 2008 e deri më sot Besnikja me sakrifica ndërtoi një banesë dhe ka investuar gjithcka, përvec kujdesit ndaj prindërve të moshuar që ishte një detyrim moral dhe shpirtëror I saj. Por kur vëllai vendos të kthehet nga Italia nisin dhe konfliktet mes tyre. Ai kërkonte banesën dhe nuk pranonte që Besnikja të jetonte aty. Edhe prindërit të detyruar vendosin të ndryshojnë dokumentet, duke ia trashëguar sërish Edmontit. Tashmë ajo është flakur në rrugë nga I vëllai dhe në kushte të vështira ka mbërritur në Tiranë ku ka marrë një shtëpi me qira, por e ka të pamundur të vazhdojë jetesën. Ajo kërkon të zgjidhet ky problem ose t’I kthehen investimet në shtëpizën ku u rrit dhe kaloi rininë e saj.