Перейти к содержимому

Top Channel/ Arratisja e bujshme në burgun e Shënkollit, arrestohen tre gardianë

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Arratisja e bujshme në burgun e Shënkollit, arrestohen tre gardianë

495 просмотров · 1 г. назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
495 просмотров · 1 г. назад
Arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit ka ngritur në alarm policinë e Lezhës dhe kërkimi për gjetjen po ndihmohet edhe nga drejtoritë e tjera të policisë. Kërkimet janë të përqendruara në Lezhë, Tiranë ku ka banesën si dhe në Çorodovë. 49 vjeçari arriti t’ja mbathë nga infermieria e burgut ndërkohë që hetimi i brendshëm i drejtorisë së burgjeve ka çuar në pranga tre gardianët Gjin Ndoka, punonjës në shërbim në kupolë, Tonin Nikolli, punonjës në sektor (grup sigurie), Zhaneta Mella (operatore kamerash). Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin e arratisjes së Daut Lazes kanë qenë në shërbim dhe nuk kanë përmbushur detyrat e përcaktuar me ligj. 49 vjeçari me probleme mendore arriti t’ja mbathë nga infermieria, ku ka shfrytëzuar momentet kur nuk ka pasur staf të burgut pranë tij duke dalë jashtë dhe aty ka marrë një llamarinë dhe duke e mbështetur te muri rrethues 4 metra i lartë, është ngjitur nëpërmjet llamarinës dhe ka kapërcyer murin, më pas ka kaluar edhe rrjetën rrethuese dhe është larguar me vrap në arat fushore pranë burgut të Shënkollit. Ndërkohë pavarësisht kontrolleve dhe shumës prej 10 mijë euro të vënë në dispozicion për këdo që jep informacion, policia nuk ka arritur ende të bjerë në gjurmët e 49-vjeçarit Daut Laze. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Shënkoll#Arrestim#TopChannelNews