Dosja K- Si e pushkatuan para fshatarëve që këndonin
Dosja K
0:00 / 0:00
Dosja K- Si e pushkatuan para fshatarëve që këndonin
5 507 просмотров · 1 день назад
Dosja K
22,9 тыс. подписчиков
5 507 просмотров · 1 день назад
Në fshatin Ngurëz të Lushnjes, në një shesh ku dikur kishte një xhami, në gusht të 1951 ka ndodhur një ngjarje makabër. U pushkatuan katër burra për një krim, që ende, 75 vjet më vonë mbetet e mjegullt dhe nuk del qartë as nga dosja hetimre dhe gjyqësore ku kaluan mbi 17 të akuzuar. Nga lënda e dokumenteve kuptohet se vrasja e një anëtari të partisë komuniste në fshat, kishte nxitur Sigurimin e shteit për krijuar një grup kriminal i përbërë nga njrëzit më të pasur të zonës . më tej dokumentet zbulojnë kontradidikta që mbulohen me dëshmi të rreme. Qëllimi ishte të nxitej lufta e klasave në fshat, të konfiskohehsin pasuritë e familjeve të të dënuarve dhe të eleminiheshin shumë burra që kishin influencë në zonë.
Kjo ngjarje ishte e ngjashme për nga mizoria me shumë ngjarje të tilla në komunizëm por e pamngjame me asnjë tjetër për nga ceremonia e pazakontë që kishn organizuar për të pushkatuar 4 prej të dënuarve. Do të pushkatoheshin para bashkëfshatarëve të cilët hidhnin valle e këndonin përreth skenës makabre.
Njëri prej të pushkatuarve ishte Veiz Kurti gjyshi i Dragushit, i cili zbardh sot me rrëfimin e tij në Dosja K, një ngjarje që shenjoi jetën e gjithë familjes Kurti, por edhe të gjithë familjeve të të pushkatuarve të tjerë dënuar si ai me vdekje nga i njëjti gjyq. I akuzonin se kishin krijuar një grup kriminal kundër pushtetit popullor, një akuzë që siç tregon Dragushi nuk mund të mbrohej në gjyq veçse me dëshmitarë të rremë e inskenime të Sigurimit të Shtetit.