Перейти к содержимому

Klan Explorer - Kukësi i tre qyteteve

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Klan Explorer - Kukësi i tre qyteteve

4 580 просмотров · 10 месяцев назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
4 580 просмотров · 10 месяцев назад
Kukësi është destinacioni radhës në Klan Explorer. Kukësi i tre qyteteve, atij të vjetër, rrënojat e të cilit kanë dalë në dritë pas uljes së nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës. Mes nostalgjisë dhe dashurisë për atë që banorët e quajnë “Stambolli i Vjetër”, Klan Explorer shkon te rrënojat që tregojnë më shumë për atë qytet të dikurshëm. Qyteti i dytë është ai nëntokësor, i cili u ndërtua gjatë sistemit komunist për të mbrojtur në rast sulmi rreth 15.000 banorë. Në këtë “qytet nëntokësor” ishin planifikuar të gjitha hapësirat e nevojshme, që nga spitali, furra e bukës, dushet, depot ushqimore etj. Qyteti i tretë është ai që shohim sot e që ndryshe thirret Kukësi i ri. Këtu banorët mbajnë gjallë traditën e zejve dhe historisë së këtij qyteti rezistent, por edhe mikpritës. Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për çmimin Nobel të Paqes, pasi priti gjatë vitit ’99 mbi 400.000 shqiptarë të Kosovës gjatë luftës serbe. Kukësi është i njohur edhe për mikpritjen dhe natyrën e mrekullueshme që ka. Për më shumë, ndiqni materialin e përgatitur në Klan Explorer. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan