Перейти к содержимому

Stop/ Masa që i shkatërroi jetën, shkon për një vdekje, gjobitet dhe i hiqet licenca e mjetit

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/ Masa që i shkatërroi jetën, shkon për një vdekje, gjobitet dhe i hiqet licenca e mjetit

6 258 просмотров · 4 месяца назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
6 258 просмотров · 4 месяца назад
Lulash Maka nga Durrësi denoncon një konflikt administrativ me pasoja të rënda personale dhe financiare për të. Maka, i pajisur me të gjitha dokumentet, licencën dhe certifikatat për transport kombëtar dhe ndërkombëtar, kishte marrë kredi për të blerë një autobus dhe punonte në një linjë të përcaktuar transporti. Në një rast vdekjeje, ai devijoi nga itinerari i zakonshëm dhe po kryente rrugën Durrës–Tiranë, kur në zonën e stacionit të trenit në Durrës u ndalua nga policia. Ndaj tij u vendos një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra dhe iu pezullua licenca, me argumentin se po qarkullonte jashtë linjës së lejuar Tiranë–Shijak–Tiranë. Maka e kundërshtoi këtë vendim fillimisht në organet administrative dhe më pas në Gjykatën Administrative. Gjykata nuk e shqyrtoi çështjen në themel, pasi e rrëzoi padinë për shkak të tejkalimit të afateve. Aktualisht, çështja ndodhet në Gjykatën Administrative të Apelit prej vitit 2022 dhe ende nuk është marrë në shqyrtim. Sipas ekspertit Arben Llangozi, raste të tilla duhet të zgjidhen nga institucionet administrative dhe jo të kalojnë në gjykatë, pasi krijojnë kosto të panevojshme për qytetarët. Ndërkohë, pasojat për Lulash Makën kanë qenë të rënda. Ai ka humbur autobusin për shkak të kredisë, vendin e punës dhe ka përballuar vështirësi të mëdha ekonomike, ndërsa edhe bashkëshortja e tij është ndarë nga jeta për shkak të një sëmundjeje të rëndë. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #tvklan #LulashMaka #Durres #Transport #Licence #Gjobe #GjykataAdministrative #Autobus #Drejtesi