🔴 Kush po proteston në Tiranë?
News24 Albania
0:00 / 0:00
🔴 Kush po proteston në Tiranë?
26 828 просмотров · Трансляция закончилась 3 месяца назад
News24 Albania
469 тыс. подписчиков
26 828 просмотров · Трансляция закончилась 3 месяца назад
🔴 Kush po proteston në Tiranë?
🔴 PJESA E PARE:
Të Ftuar:
Erald Kapri - Deputet i Partisë Mundësia
Alfred Muharremi - Anëtar i PS
Ervis Çela - “Shqipëria Bëhët”
Taulant Bino - Ekspert
I ftuar në emisionin "Studio24", eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka zbërthyer detaje nga projekti i depozituar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, duke vënë ulërimën për dëmet që pritet t'i shkaktohen dunave ranore dhe brezit të pishave.
Sipas Binos, projekti parashikon ndërtime të larta, të cilat do të fshehin plotësisht pasurinë natyrore që mbulon sot zonën.
"Aty do të ketë struktura 8-katëshe. Pishat janë më pak se 8 kate të larta. Kjo do të thotë se ndërtesat do të shkojnë mbi pishat dhe kësisoj cënohet rëndë peizazhi," u shpreh eksperti, duke sqaruar se impakti vizual dhe mjedisor do të jetë i jashtëzakonshëm.
Përtej lartësisë së godinave, eksperti ngriti shqetësimin kryesor që lidhet me ndërhyrjet nën tokë, pikërisht në zonat ku ndodhen dunat ranore (kodrinat e rërës të krijuara nga era), të cilat mbrohen me ligj si habitate prioritare.
Bino zbuloi se projekti i dorëzuar zyrtarisht parashikon ndërtime nëntokësore poshtë këtyre strukturave shekullore:
🔴PJESA E DYTE:
Të Ftuar:
Taulant Bino - Ekspert i Mjedisi
Kolindo Vjerdha - Aktivist, “Qëndresa Qytetare”
Zydjon Vorpsi - Aktivist
Renaldo Salianji - Gazetar News24
Gazetari Renaldo Salianji, i ftuar në emisionin “Studio24” në News24 ka folur në lidhje me atë çfarë po ndodh në terren, duke vënë theksin te shkatërrimi i habitateve të rralla në Zvërnec.
Gjithashtu, ai ka analizuar natyrën e protestës qytetare në lidhje me situatën, duke e cilësuar si një lëvizje të pastër qytetare që po pëson rritje nga dita në ditë.
Salianji deklaroi se ndërhyrja me makineri të rënda ka lënë pas pasoja të rënda dhe të pakthyeshme për faunën dhe florën e zonës, edhe nëse punimet do të ndërpriteshin menjëherë.
“Atje është hedhur beton, janë prishur dunat, foletë e breshkave. Dëmi atje, edhe me kaq sa është punuar, nuk rikuperohet që tani. Imagjino nëse do të vijojë puna atje,” paralajmëroi gazetari, duke dëshmuar se po goditen direkt gjallesat dhe strukturat ranore shekullore.
Duke bërë një paralelizëm me lëvizjet e mëdha të shoqërisë civile në Shqipëri, Salianji shpjegoi se si dallohet kjo protestë nga tubimet e organizuara nga partitë politike, si dhe vuri në dukje rritjen e shpejtë të numrit të pjesëmarrësve.
“Protestat qytetare nga ato politike dallohen nga pankartat. Në protestën për armët kimike, ajo e studentëve, apo kjo e sotmja, pankartat kanë qenë kreative, ndryshe nga protestat politike. Ne i kemi shembujt.
Nga dita në ditë ka pasur rritje të madhe të protestuesve. Në ditën e parë kishte një numër më të vogël, më pas qytetarët u bashkuan në marshim. Dje pati më shumë qytetarë, sot ishte dyfishi i atyre që ishin dje,” përfundoi ai.
"Nuk cënohet vetëm peizazhi. Aty flitet për struktura nëntokësore. Projekti i depozituar në Ministrinë e Mjedisit thotë se do të ketë struktura nëntokësore nën dunat ranore. Si mund të jetë kjo? Dunat janë shumëshekullore, të ndërtuara nga natyra! Dunat ranore janë habitate prioritare që duhen mbrojtur. Një gjë që natyra e ka ndërtuar për miliona vjet, ne e prishim për katër ditë, bie fjala."
🌟 *Subscribe në Kanalin “News24 Albania”* 🌟
📺 **YouTube**: Kliko këtu për më shumë lajme! [@News24Albania]( / Канал )
🌐 **Website**: [BalkanWeb.com](https://www.balkanweb.com)
🌐 **Website**: [News24.al](https://www.news24.al)
*Ndiq News24 në Rrjetet Sociale:*
🔵 **Facebook**: [ / news24alb ]
📸 **Instagram**: [ / news24al ]
❌ **X**: [https://x.com/balkanwebcom]
🎵 **TikTok**: [ / news24.al ]
#news24albania #olabruko #studio24 #live #news24live #livestream #politike #opozita #qeveria #drejtesia #SPAK #aktualitet #albania #tirane #shqiperi #lajme #lajmifundit #News24AL #news24 #prime #opinione #analiza #eraldkapri #alfredmuharremi #redimuci #erviscela #taulantbino #kolindovjerdha #zydjonvorpsi #renaldosalianji #protest #libestream #zvernec