Перейти к содержимому

Tv Klan - Shuhet zjarri në Krujë

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Tv Klan - Shuhet zjarri në Krujë

1 906 просмотров · 2 мес. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 906 просмотров · 2 мес. назад
Pas disa orësh beteje me flakët, shuhet zjarri i madh që ra mbrëmjen e se shtunës në Malin e Krujës. Me zbardhjen e ditës, helikopterët e Forcave të Armatosura, të mbështetura edhe nga qindra efektivë të emergjencave, bënë të mundur izolimin e flakëve. Falë angazhimit të strukturave të mbrojtjes, forcave zjarrfikëse nga disa bashki, atyre të ushtrisë, fatmirësisht nuk pati asnjë banesë të djegur, përveç një magazine. Gjithsesi, zjarri dogji sipërfaqe të mëdha me pyje dhe pemëtari deri në afërsi të qytetit. Banorët tregojnë se situata e krijuar ishte shumë e rrezikshme. Zjarri në malin e Krujës ra pasditen e së shtunës, teksa një 73 vjeçar ndezi zjarr për djegien e barit pranë banesës së tij, por flakët dolën jashtë kontrollit. Situata u përkeqësuar rreth orës 23, kur autoritetet vendosën avakuuimin e dy lagjeve mbi qytetin e Krujës. Flakët rrethuan banesat dhe bizneset, ndërsa forcat zjarrifikëse vijuan aksionin për të shmangur djegien e tyre. Ndërhdyrja me helikopter ishte e pamundur për shkak të errësirës. Në terren zbritën edhe ministrat e Mbrojtjes dhe ai i Rendit, të cilën morën në dorë drejtimin e operacionit. Paniku ishte i madh ne qytet, ndërsa banorët lanë banesat për t’ju shpëtuar flakëve. Rreth 200 forca të emergjencave civile dhe të ushtrisë u angazhuan, ndërsa në operacion u përfshinë dhe droni bajraktar dhe ata me kamera termike. Autoritetet stakuan energjinë elektrike, ndërsa spitali i Krujës kaloi në gatishmëri. Rreth orës 2 të mëngjesit falë këmbënguljes së forcave të emergjencës, u bë e mundur shmangia e rrezikut për banesat, duke lokalizuar flakët. Me zbardhjen e ditës, rreth orës 06.30 ndërhyrja e helikopterëve bëri të mundur shuarjen e vatrave. Për zjarrin e madh që përfshiu malin e Krujës, policia arrestoi autorin e zjarrvenies. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/