Pro Business - Sun Palasë, projekti që po ndryshon jetesën në Rivierën Shqiptare
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Pro Business - Sun Palasë, projekti që po ndryshon jetesën në Rivierën Shqiptare
536 просмотров · 4 часа назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
536 просмотров · 4 часа назад
Emisioni “Pro Business” në Tv Klan ka sjellë në vëmendje detajet e projektit më ambicioz rezidencial në jug të vendit, duke zbuluar çdo cep të një investimi që po ndryshon rrënjësisht konceptin e jetesës në Rivierën Shqiptare. Sun Palasë Residence përbën një qytezë të vërtetë që sjell risi absolute në jug të Shqipërisë. Ky projekt ndodhet në zonën elitare të Rivierës Shqiptare, pikërisht përballë ujërave të kaltër pranë deltës së lumit Palasë, dhe përfaqëson një harmoni të veçantë mes arkitekturës bashkëkohore dhe bukurive natyrore të zonës.
Rezidenca është konceptuar për t’u shijuar gjatë gjithë vitit dhe është e vetmja në zonë që integron shëtitore, dyqane, njësi shërbimi, hapësira rekreative, terrene sportive dhe kënde lojërash për fëmijë, duke ofruar kështu hapësirë të dedikuar për komunitetin.
Projekti strukturohet në disa breza, duke filluar nga vija e parë me vilat elitare, të ndjekura nga vilat singël me pishina të dedikuara, më pas vilat double dhe në fund palacinat, për të përfunduar me shëtitoren qendrore të kompleksit. Kjo shëtitore shtrihet nëpërmjet dy hoteleve dhe përbën zemrën e kompleksit, duke ofruar një hapësirë të gjerë për shëtitje, çaste relaksi pasditeve dhe për të admiruar perëndimin fantastik.
Inxhinieri i projektit, Ervis Shytaj, thekson se në kantier punohet me ritme të jashtëzakonshme dhe synohet përfundimi para afatit të përcaktuar. Për t’iu përgjigjur sfidave të afërsisë me detin dhe ndikimit të kripës, janë zgjedhur materiale me cilësinë më të lartë, ndërsa për pjesën e sizmicitetit janë angazhuar projektuesit më të mirë vendas dhe të huaj.
Një nga veçoritë më magjepsëse të projektit është lidhja e tij e veçantë me natyrën përmes dritës, pasi arkitektët kanë llogaritur me përpikmëri shtrirjen e diellit. Dy herë në vit, më 21 mars dhe 21 shtator, dielli perëndon drejtpërdrejt në boshtin kryesor të kompleksit, duke krijuar një fenomen astronomik që kthehet në një event ekskluziv, i cili përcjell mesazhin e qartë se këtu njeriu nuk dominon natyrën, por përshtatet me të.
Sun Palasë është një rezidencë e konceptuar nga arkitektë ndërkombëtarë me seli në Roterdam, duke ofruar mijëra metra katrorë hapësira të dedikuara, dy hotele, vila elitare dhe apartamente panoramike, por ajo që e bën këtë projekt revolucionar nuk janë vetëm numrat, por ideja që qëndron në themel: të jetosh me pushime 365 ditë në vit.
Projekti vjen nga studioja J.A. Joubert Architecture, në bashkëpunim me arkitektët vendas të JNS Architects, ndërsa zhvillimi i tij kryhet nga investitori Golden Key.
Pas çdo projekti të veçantë qëndron një mendje krijuese, dhe në rastin e Sun Palasë kjo mendje i përket Marc Joubert, themelues i J.A. Joubert Architecture, me seli në Rotterdam. Çmimet e shumta ndërkombëtare që ai dhe ekipi i tij kanë fituar flasin për një gjuhë arkitekturore që kapërcen kufijtë. Për të kuptuar filozofinë që qëndron në themel të Sun Palasë, mjafton të ndjekësh hapat e arkitektit përpara se ai të vendoste vijën e parë në letër, pasi Marc Joubert nuk projektoi nga distanca, por erdhi dhe studioi natyrën në vend. Ishte e domosdoshme që ai të përjetonte nga afër zbritjen e diellit mbi horizontin e Palasës, takimin e tokës me detin në atë breg të virgjër dhe lojën e dritës midis shkëmbinjve të bardhë e ujit të kristaltë.
Në intervistën për Pro Business, arkitekti me famë ndërkombëtare tregon se si lindi frymëzimi për Sun Palasë dhe se filozofia kryesore e projektit është që në fillim nuk projektohen ndërtesat, por hapësirat, ndaj harmonia midis natyrës dhe ndërtesës ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Një detaj mjaft i rëndësishëm i Sun Palasë është koncepti i lidhur me Stonehenge, i cili thekson lidhjen e lashtë të njeriut me diellin dhe ritmet e natyrës.
Msc. Iden Buka, arkitekte dhe përfaqësuese e Top Realty Albania, shpjegon se Sun Palasë nuk është thjesht një kompleks banimi, por një komunitet i plotë që funksionon 365 ditë të vitit, me një staf administrativ të dedikuar që menaxhon të gjitha shërbimet, nga siguria dhe mirëmbajtja deri te pet hoteli, marketi, kopshti për fëmijë dhe hapësirat sportive.
Rikthimi i ndjesisë së përkatësisë në komunitet është baza e Sun Palasë dhe gjithçka është ndërtuar rreth kësaj filozofie.
Personat e interesuar mund të kontaktojnë Sun Palasë përmes rrjeteve sociale dhe website-it zyrtar sunpalase.al.
" Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/