Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Shëndetlie me mjaltë dhe arra nga zonja Vjollca - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Shëndetlie me mjaltë dhe arra nga zonja Vjollca - Tv Klan

29 529 просмотров · 10 месяцев назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
29 529 просмотров · 10 месяцев назад
4 kokrra vezë 1 gotë sheqer 5-6 lugë gjelle mjaltë 150 gr gjalp i zbutur 200 gr arra 600 gr miell 1 lugë çaj sodë buke 2 lugë gjelle kos ose qumësht -Shërbeti 1 kg sheqer 750 ml ujë 2 feta limon Në një tas përziejmë vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë. Shtojmë mjaltin, e përziejmë e më pas gjalpin. Vazhdojmë përzierjen, shtojmë gjysmën e miellit + sodën e bukës, i përziejmë të gjithë përbërësit, shtojmë arrat e copëtuara, i përziejmë mirë e më pas shtojmë miellin e mbetur, i përziejmë mirë, shtojmë 2 lugë gjelle kos ose qumësht dhe përziejmë mirë brumin, i cili do të jetë i plotë, jo i hollë si i kekut. Lyejmë tavën me gjalp, vendosim brumin e përgatitur, dekorojmë sipërfaqen e shëndetëlisë me piru e në fund lyejmë sipërfaqen me të verdhën e vezës. Vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 min. Gjatë pjekjes së shëndetëlisë, të gjithë përbërësit e shërbetit i vendosim në tenxhere dhe i përziejmë për pak. E lëmë sheqerin të ziej vetëm 6-7 min nga pika e vlimit. Pasi nxjerrim shëndetëlinë nga furra e lëmë të ftohet dhe e shërbetosim me shërbetin e ngrohtë. Shijeshtëpie nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu