Перейти к содержимому

Nano-Berisha debate në parlament për projektbuxhetin 2003 - (20 Dhjetor 2002)

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Nano-Berisha debate në parlament për projektbuxhetin 2003 - (20 Dhjetor 2002)

5 328 просмотров · 4 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 328 просмотров · 4 г. назад
Lajme Arkiva - TV Klan 2002 Dashuria mes Nanos dhe Berishës është futur në krizë, pas replikave të ashpra që kanë shkëmbyer me njeri-tjetrin në parlament, në diskutimet rreth projektbuxhetit për vitin 2003. Kryeministri i cilësoi spekulative deklaratat e Berishës, sulme propagandistike dhe spekulative që mund të krijojnë panik tek opinioni publik, si në rastin e rrëmujës së krijuar në sistemin bankar. Kryeministri Fatos Nano:- “Më lejoni të shprehem hapur për keqardhjen që konstatova se opozita mbeti vetëm në pozicionin e politizuar të sulmit dhe të akuzave pa dhënë realisht ndonjë alternativë konkrete dhe të realizueshme, thjesht me synimin për të realizuar efekte elektorale propagandistike, që shprehen më mirë tek propozimet për një rritje të pabazuar të të ardhurave, që do të rezultonte në një kërkesë artificiale për të rritur shpenzimet. Kjo është një provë tjetër se marrëveshja politike dhe klima e re politike që po ndërtojmë në bazë të standardeve perëndimore, do ende kohë të mirëkuptohet nga të gjithë”. Menjëherë lideri demokrat Sali Berisha, i ka kërkuar Nanos, të publikojë çmimet e referencës të cilat sipas opozitës kanë pësuar rritje të ndjeshme. Sipas Berishës, qeveria Nano ka planifikuar 20 miliardë lekë shpenzime operative, ndërsa qeveritë paraardhëse socialiste, kishin shpenzuar në këtë drejtim vetëm 15 miliard lekë. Edhe rritjen e pagave dhe pensioneve, Berisha e cilësoi mashtrim, të bëra në të njëjtën mënyrë, si gënjeshtrat e 1 Prillit. Sali Berisha:- “Ju keni deklaruar në mënyrë të përsëritur nga dje deri sot, me dhjetëra herë shqiptarëve, se nuk kemi rritur çmimet e referencës. Zoti kryeministër, ne kemi botuar listën e çmimeve, botoni tuajën në qoftë se nuk janë të vërteta. Botojeni listën e çmimit të referencës të ushqimeve, të produkteve bazë. Ne i kemi botuar, ne ia kemi dhënë shtypit, bëni transparencën e çmimeve, kjo është mënyra më e mirë për t’u përgjigjur. Sepse më rezulton ndryshe, këtu deklarohet se nuk janë rritur shpenzimet operative, zoti pararendës i kryeministrit i keni pasur 15 miliardë lekë shpenzimet operative. Në qoftë se unë gabohem më përgënjeshtroni këtu. Janë rritur në 20 miliardë lekë”. Akuzat e Berishës, Nano i ka pritur me tone humori, duke reklamuar një mesazh të mikut të tij, që e krahasonte Berishën me Pinokun. Vetë Berisha iu përgjigj se ky mund të ishte mesazhi i këshilltarëve të zonjës Leskaj. Ndërkohë në dialogun Nano-Berisha ka ndërhyrë demokristiani Lesi, i cili i ka akuzuar palët për pazare të fshehta. Kjo ndërhyrje e Lesit ka ndezur gjakrat mes tij dhe deputetit Memia. Ndërkohë pjesa më e madhe e amendamenteve të PD për projektbuxhetin janë hedhur poshtë dhe projekti është miratuar me shumicën e votave të socialistëve./tvklan.al Gazetar – Vladimir Lame SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/