Перейти к содержимому

Top Channel / “Turpi nuk më përket mua”, Eli Fara reagon pas publikimit të videove intime

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel / “Turpi nuk më përket mua”, Eli Fara reagon pas publikimit të videove intime

46 807 просмотров · 1 день назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
46 807 просмотров · 1 день назад
Ka reaguar këngëtarja Eli Fara pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjetet sociale të videove intime që cenojnë privatësinë e saj. Artistja thotë se po përjeton një dhimbje që nuk ia uron asnjë gruaje, jo vetëm për shkak të cenimit të jetës private, por edhe për gjykimet dhe fyerjet që, sipas saj, kanë prekur edhe familjen. Kam kaluar një jetë në skenë, duke ndarë me publikun këngën dhe dashurinë për artin. Sot po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje: cenimin e privatësisë dhe përballjen me gjykime e fyerje që prekin edhe familjen time. Në këtë shoqëri, grave u kërkohet shpesh të mbajnë mbi supe edhe turpin e veprimeve që kryhen kundër tyre. U cenojnë privatësinë dhe pastaj u kërkojnë të japin llogari. I lëndojnë dhe pastaj i gjykojnë për mënyrën si e përballojnë dhimbjen. Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim. Sot po e përjetoj vetë sa e rëndë është të shohësh jetën tënde private të kthyer në spektakël dhe të ndjesh se, për disa njerëz, çdo gjë që ke ndërtuar vlen më pak se një moment intim. Eli Fara thekson se turpi nuk i përket asaj, por atyre që kanë filmuar, publikuar dhe shpërndarë pamjet. Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem. Turpi u përket atyre që filmojnë, publikojnë dhe shpërndajnë momente private pa dijeninë dhe pëlqimin e një njeriu. Intimiteti i një gruaje nuk është leje për ta poshtëruar. Të qenit artiste nuk ma heq të drejtën për privatësi dhe dinjitet. Këtë të drejtë e ka çdo grua, pavarësisht emrit, profesionit apo zgjedhjeve të saj. Këngëtarja ngre gjithashtu shqetësimin për mënyrën se si gratë shpesh vendosen përballë gjykimit publik edhe kur janë viktima të cenimit të privatësisë. Ajo bën të ditur se çështjen do t’ia lërë drejtësisë, ndërsa u kërkon qytetarëve të ndalojnë shpërndarjen e materialeve. Voice: Këtë çështje do t’ia lë në dorë drejtësisë. Nga publiku kërkoj njerëzillëk dhe ndalimin e shpërndarjes. Përpara çdo gjykimi, mendoni për njeriun dhe familjen që po lëndoni. Falënderoj nga zemra familjen, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur, publikisht apo privatisht. Dashuria dhe mirëkuptimi juaj më japin forcë. Do të marr kohën që më duhet dhe do të vazhdoj përpara, me dinjitet dhe me kokën lart. E juaja, Eli Fara” Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Video#EliFara#TopChannelNews