Перейти к содержимому

Shënohet Dita Botërore e Sindromës Down

RTV TEMA

0:00 / 0:00

Shënohet Dita Botërore e Sindromës Down

98 просмотров · 5 месяцев назад
RTV TEMA
9,97 тыс. подписчиков
98 просмотров · 5 месяцев назад
Dita Botërore e Sindromës Down shënohet çdo vit më 21 mars dhe është shpallur nga Kombet e Bashkuara që nga viti 2012. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të promovojë mbështetjen për personat me sindromën Down. Dita e 21-të e muajit të 3-të, simbolizon trisominë e kromozomit 21, që është karakteristikë e kësaj sindrome. Sindroma Down shoqërohet me vonesa në zhvillimin njohës dhe fizik, si dhe me disa tipare të veçanta. Personat me sindromën Down kanë të drejta të barabarta dhe duhet të kenë mundësi të plota për t’u përfshirë në shoqëri. Megjithatë, paragjykimet dhe diskriminimi shpesh i pengojnë ata të integrohen plotësisht. Kur u jepen mundësi dhe mbështetje, ata mund të jenë aktivë dhe të suksesshëm në komunitet. Tema e Ditës Botërore të Sindromës Down 2026, ka të bëjë me mbështetjen dhe mesazhi është: “Së bashku kundër vetmisë.” Të gjithë ndonjëherë kanë nevojë për mbështetje. Mbështetja që nevojitet mund të jetë e ndryshme për çdo person, dhe kjo vlen edhe për ata me sindromën Down – për të jetuar dhe përfshirë në komunitet si gjithë të tjerët. Edhe familjet e tyre kanë nevojë për mbështetje, pasi ajo është një e drejtë themelore që ndihmon në përmirësimin e jetës së tyre. Megjithatë, shumë persona në botë ende nuk marrin ndihmën e nevojshme.