Mali Dhëmbel, Përmet | Hiking | Vlog
AlbanianEliteAthletes
0:00 / 0:00
Mali Dhëmbel, Përmet | Hiking | Vlog
3 025 просмотров · 6 лет назад
AlbanianEliteAthletes
507 подписчиков
3 025 просмотров · 6 лет назад
Mali i Dhëmbelit qëndron hijerëndë mbi qyetetin e bukur të Përmetit, ai është pjesë e vargmalit Trebeshinë – Dhëmbel – Nemërckë, përgjatë të cilit shpaloset tërë hijeshi lugina e lumit Vjosë!
Maja më e lartë e tij, 2050m mbi nivelin e detit, na sfidoi në një ngjitje prej 4 orësh, e cila ishte sa e lodhshme, aq dhe emocionuese për vetë faktin që nuk e njihnim shtegun.
Në majë, pamja ishte mbresëlënëse, 360 gradë, panoramë e luginës së Vjosës dhe të shumë maleve të jugut dhe juglindjes së Shqipërisë, madje dhe malet e Pindit në Greqi!
Falënderojmë nga zemra miqtë tanë çobenj, të cilët edhe pse nuk na njihnin dhe s'e dinin që do vinim, na mesuan shumë rreth malit dhe na pritën me gjithë të mirat në stanin e tyre!
Mikpritje e vërtetë përmetare!
Ju ftojmë të ndiqni aventurën tonë në majën e Dhëmbelit!
Një ngjitje të cilën duhet ta provoni me patjetër!
ALBANIAN ELITE ATHLETES PRODUCTION!
Official profile on Instagram:
/ albanianeliteathletes
Info:
• Shtegu i ndjekur ngjitje: Përmet - Fshati Leusë - Qafa e Dyfekut - Maja Dhëmbel.
Kohëzgjatja: 4-5 orë!
Vështirësia (1-5): 3
• Shtegu i ndjekur zbritje: Maja Dhëmbel - Fshati Lipë - Përmet.
Kohëzgjatja: 2-3 orë!
Vështirësia (1-5): 3
P.s.
"Kos më të mirë s'kisha ngrënë kurrë në jetën time!"
Xhiruar me: Roin, Klitonin!
Mali Dhëmbel, Përmet, Albania.