Перейти к содержимому

Policia Rrugore e Kavajës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me dron, radar dhe makina inteligjente

Policia e Shtetit

0:00 / 0:00

Policia Rrugore e Kavajës/Monitorim intensiv i qarkullimit, me dron, radar dhe makina inteligjente

167 просмотров · 14 ч назад
Policia e Shtetit
7,24 тыс. подписчиков
167 просмотров · 14 ч назад
Policia Rrugore e Kavajës / Monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë javës së fundit, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun. Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Kavajës, konstatimi dhe ndëshkimi i parakalimeve të gabuara dhe i shpejtësisë së lartë, shkelje që bëhen shpesh shkak për aksidente rrugore me pasoja të rënda. Si rezultat i monitorimit, gjatë 1 jave, janë arrestuar 3 shtetas, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur, ndërsa 2 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht: 332 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara; 88 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore; 15 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara; 27 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 2 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit; 150 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut. Policia Rrugore Kavajë apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë, në parandalimin e aksidenteve dhe në rritjen e sigurisë rrugore.