Перейти к содержимому

Mbledhja e Grupit të PD, Berisha akuzon Ramën për pazare me drejtësinë për imunitetin-23 Korrik 2012

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Mbledhja e Grupit të PD, Berisha akuzon Ramën për pazare me drejtësinë për imunitetin-23 Korrik 2012

385 просмотров · 1 день назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
385 просмотров · 1 день назад
Lajme arkiva 2012 Kryeministri Sali Berisha akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, se po kërkon të bëjë pazare me drejtësinë në këmbim të heqjes së imunitetit. Nën këtë përfundim zoti Berisha doli pasi arsyetoi mbi sjelljen e kryesocialistit lidhur me kushtet që bashkëshoqërojnë votimin nga të majtët të heqjes së imunitetit, zoti Berisha tha se në këtë mënyrë po kërkohet të imponohet sundimi i pakicës duke e sanksionuar në Kushtetutë. Sali Berisha: “Ajo që është bizare është fakti se zoti Rama e lidh pikërisht me pazare për drejtësinë në heqjen e imunitetit. Çfarë kërkon në shkëmbim? Kërkon atë që ndodhi me avokatin e popullit të cilin e mbajti 2 vjet pa kryetar. Kërkon që të gjithë krerët, kreu i Gjykatës Kushtetuese, i Gjykatës së Lartë, prokurori i përgjithshëm, të gjithë gjyqtarët e këtyre gjykatave, kryetari i kontrollit të lartë të shtetit, presidenti i republikës të emërohen me mekanizmin e Ombudsmanit, do të thotë ose zgjedhje e tyre në zyrat e Fidelit, ose mbetje e institucionit pa kokë. Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo është Kushtetuta e sundimit të pakicës. Kjo kurrë nuk do ti vendoset këtij vendi. Në rast se ne do të bënim këtë hapa, kërkesa tjetër e zotit Rama do ishte kryeministri me 84 vota.” Zoti Berisha kujtoi se ishte mazhoranca që lëvizi nga pozicionet e saj duke ju bashkuar asaj çfarë propozonte opozita për ndryshim të Kushtetutës për heqjen e imunitetit po dhe kur kjo ndodhi, kryetari i Partisë Socialiste që u gjet i papërgatitur, zbatoi politikë bllokuese. Siç tha zoti Berisha, gjithçka bëhet për interesat e një grupi njerëzish në Partinë Socialiste. Sali Berisha: “Zoti Rama mban peng imunitetin për shkak të një kupole të ngushtë. 3,4 vetë në Partinë Socialiste. Më duhet ti them zotit Rama 1000 herë, më mirë të dëgjosh mendimin e shkëlqyer të të gjitha atyre ekspertëve të cilëve dole ti gjuash me çomane të Koços, vetëm e vetëm se po mbronin pavarësisht nga orientimi i tyre politik, po mbronin një parim universal, dikush të kufizimit, tjetri të heqjes së imunitetit. Unë i bëj thirrje zotit Rama të përfillë interesat e qytetarit shqiptar, të lërë mënjanë pazaret. Kë mbron ai me imunitetin, ministrat e qeverisë së kësaj mazhorance? Cilin mbron ai me imunitetin, gjykatësit për të cilët nuk lë gjë pa thënë kur nuk merr vendimet e favorshme? Mbron një kupolë të caktuar në krye të partisë së tij sepse jam i bindur që shumica e deputetëve të asaj partie e kanë të vështirë të dalin para zgjedhësve të vet dhe të justifikojnë një qëndrim se nuk do votojnë heqjen e imunitetit. Imuniteti i intereson vetëm atij që kërkon ta përdorë si mburojë për tu pasuruar në mënyrë të paligjshme.” Gjatë fjalës së tij përpara deputetëve të grupit parlamentar, zoti Berisha ju referua disa herë seancës dëgjimore me ekspertë të vendit dhe të huaj të zhvilluar nga Këshilli i Legjislacionit i Kuvendit të Shqipërisë, seancë që siç tha dëshmoi në sinkron nevojën për zhveshje imunitare të zyrtarëve të lartë dhe gjyqtarëve. Kryeministri tha gjithashtu se mazhoranca që drejton mbetet e hapur të reflektojë në ndryshime edhe shqetësimet e opozitës që lidhen me çështjen e imunitetit. Sali Berisha: “Zoti Paloka është i mandatuar plotësisht që të marrë të gjitha ato mendime që u dhanë nga ekspertët tanë dhe të huaj dhe me zotin Majko, të ulen së bashku në rast se ekziston vullneti nga ana e tyre për të heq imunitetin ne jemi dakord të adresojmë dhe shqetësimet e tjera të tyre që lidhen me projektet e dorëzuar nga ne.” Zoti Berisha tha se mazhoranaca që drejton mbetet e vendosur ta votojë iniciativën në 6 Gusht, dhe ftoi kryetarin e Partisë Socialiste të reflektojë, duke bërë të njëjtën gjë. Sali Berisha: “Çdo pasuri e paligjshme e vendit është kafshatë që u merret të varfërve nga goja, është vend pune që shkatërrohet dhe len qytetarët pa punë, është falimentimi i sipërmarrjes së ndershme, është pamundësi për rritje të mëtejshme të pensioneve, është bllokim i krijimit të vendeve të punës për të cilat kanë nevojë jetike mijëra e mijëra familje shqiptare. Në qoftë se do të përdorë për maskë Kushtetutën e pakicës e sundimit të pakicës, le ta përdorë. Por i them zotit Rama se të gjithë shqiptarët do të shohin prapa saj fytyrat e kupolës së biznesmenëve që mbajnë peng këtë proces dhe kjo s’është mirë, as për ta, as për Partinë Socialiste as për Shqipërinë dhe për shqiptarët.” Varianti i propozuar nga mazhoranca për kufizim të imunitetit është në fakt variant që propozojnë për këtë çështje ekspertët ndërkombëtarë të PACA-s dhe Euralius.../tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/