Перейти к содержимому

7-vjeçari i shpëtoi abuzimit të monstrës, por fati i rezervoi tjetër tragjedi - Krime të pazgjidhura

RTV KLAN

0:00 / 0:00

7-vjeçari i shpëtoi abuzimit të monstrës, por fati i rezervoi tjetër tragjedi - Krime të pazgjidhura

10 532 просмотра · 4 месяца назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
10 532 просмотра · 4 месяца назад
🎧 Një podcast nga Edlira Kalaja 📺 #KrimetëPazgjidhura në #tvklan Historia e Steven Stayner fillon në dhjetor të vitit 1972, kur ai, vetëm 7 vjeç, zhduket teksa kthehej nga shkolla në California. Fillimisht familja dhe policia mendojnë se mund të kishte shkuar tek ndonjë shok, por shumë shpejt bëhet e qartë se ai është rrëmbyer. Për vite me radhë, hetimet nuk japin asnjë rezultat dhe rasti fillon të harrohet nga publiku, ndërsa familja vazhdon të jetojë me dhimbjen dhe pasigurinë për fatin e tij. Në realitet, Steven ishte rrëmbyer nga Kenneth Parnell, i cili e mbajti për 7 vite duke e manipuluar dhe abuzuar. Ai e rriti si “djalin” e tij, duke e detyruar të jetonte me identitet të rremë dhe duke e mbajtur nën kontroll përmes frikës dhe “lavazhit të trurit”. Në vitin 1980, Parnell rrëmben një tjetër fëmijë, Timothy White, por këtë herë Steven vendos të veprojë: ai arrin të arratiset së bashku me djalin e vogël, duke zbuluar kështu të vërtetën tronditëse. Pas rikthimit, Steven përballet me pasojat e rënda psikologjike të abuzimit, ndërsa drejtësia për rrëmbyesin e tij rezulton e pamjaftueshme, pasi Parnell dënohet lehtë për shkak të ligjeve të kohës. Megjithatë, Steven përpiqet të rindërtojë jetën e tij, krijon familje dhe bëhet simbol i mbijetesës dhe guximit. Fatkeqësisht, jeta e tij ndërpritet tragjikisht në moshën 24-vjeçare nga një aksident me motor, duke i dhënë historisë së tij një fund po aq të dhimbshëm sa fillimi. #StevenStayner #KrimeTePazgjidhura #PodcastTVKlan SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan