TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/“Rama në burg –Berisha në burg” – Qytetari “tërbon” demokratët në protestë
Ora News
0:00 / 0:00
TENSIONE TE KRYEMINISTRIA/“Rama në burg –Berisha në burg” – Qytetari “tërbon” demokratët në protestë
756 просмотров · 4 ч назад
Ora News
325 тыс. подписчиков
756 просмотров · 4 ч назад
#oranews #protesta #politike #kryeministria
Në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është shënuar një incident i papritur gjatë protestës së opozitës. Një qytetar ka shkaktuar zemërim të madh mes protestuesve, pasi ka hedhur parulla që barazojnë kryeministrin aktual me liderin e opozitës, duke shkaktuar një përplasje fizike dhe verbale në mes të turmës.
Konkretisht, thirrja "Rama në burg, Berisha në burg" ka irrituar mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët e kanë konsideruar këtë veprim si një provokim të hapur dhe të qëllimshëm. Për të shmangur përshkallëzimin e situatës dhe duke ndjekur udhëzimet e mëparshme për të mos rënë pre e provokimeve, kanë ndërhyrë menjëherë drejtues dhe anëtarë të strukturave të PD-së.
Ish-deputetët Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu, së bashku me zyrtarë të tjerë, kanë bërë të mundur largimin me forcë të qytetarit nga epiqendra e grumbullimit. Pavarësisht largimit fillestar, raportohet se individi ka tentuar të afrohet sërish pranë protestuesve, duke mbajtur në tension zonën përreth dhe duke kërkuar vëmendjen e masës së mbledhur në bulevard.
Për më shumë lexoni: https://oranews.tv/tensione-te-kryemi...
Website: www.oranews.tv
Youtube http://bit.ly/2DDddtL
Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s
Instagram / oranews.one
X https://x.com/oranews_one
Follow Televizionin Ora News