Shije Shtëpie - Si të përgatisim mini corn-dogs me brumë petullash - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Si të përgatisim mini corn-dogs me brumë petullash - Tv Klan
932 просмотра · 1 дн. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
932 просмотра · 1 дн. назад
200 gr salçiçe
1/2 filxhan çaji miell
1/2 filxhan çaji niseshte misri
1 lugë çaji pluhur pjekës
1 lugë çaji kripë + pak piper të zi
1 lugë çaji sheqer
1 vezë
110 ml qumësht të vakët
Vaj për skuqje
Pak miell për pudrosjen e salçiçeve
Presim salçiçet në copa të vogla sipas preferencës rreth 2 cm. I vendosim në një tas dhe i pudrosim shumë lehtë me miell, më pas i ngulim nga një stikadent në mes dhe i lëmë menjanë. Në një tas vendosim të gjithë përbërësit e brumit si: miellin, niseshte misri, kripë, piper të zi, sheqer, i përziejmë të gjithë përbërësit + pluhur pjekës. Përsëri i përziejmë hapim një gropëz në mes dhe shtojmë 1 vezë + qumështin e vakur, i përziejmë mirë të gjithë përbërësitsë bashku derisa të na formohet një brumë jo shumë i hollë i lëmuar. Ngrohim vajin ( jo shumë të nxehtë ) i lyejmë mini corn dogsme brumë nga të gjitha anët dhe i skuqim derisa të nxjerrin ngjyrë të artë në temperaturën mesatare. I vendosim në një letër kuzhinë, e më pas i servirim me ketchup dhe pak majonezë nëse preferoni.
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu #MiniCornDogs #CornDogs #Receta #RecetaTeThjeshta #RecetaEkonomike #GatimShtepie #ShijeShtepie #KuzhinaShqiptare #IdeGatimi #RecetaTeShpejta #UshqimKrokant #Salçiçe #GatimMeDashuri #RecetaFamiljare #ShijeDheTradite #TvKlan #ZonjaVjollca #Kuzhina #FoodAlbania #EasyRecipes