Figurat tërheqëse të artistëve Flori Mumajesi, Turjan Hysko dhe Roland Hysi-(4 Janar 2008)
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Figurat tërheqëse të artistëve Flori Mumajesi, Turjan Hysko dhe Roland Hysi-(4 Janar 2008)
1 496 просмотров · 2 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 496 просмотров · 2 года назад
Lajme Arkiva 2008
Janë solistë, të talentuar, por edhe shumë simpatikë. Ata janë tre të preferuarit e gjinisë femërore ndër kolegët respektivë në grupet muzikore ku këndojnë dhe padyshim edhe më të përfolurit.
Flori nga “The Dreams”, Landi i West Side Family dhe Turi i Produkt 28 janë gjenerata e re e ikonave muzikore për të cilët adoleshentet dhe jo vetëm çmenden pas tyre si në pamjen fizike ashtu edhe në muzikë.
Flori spikat për ëmbëlsinë e këngëve të tij me një pamje gjithmonë në formë, kurrë mbipeshë, veshje për t’u kopjuar dhe talenti i konfirmuar tashmë me autorësinë e dhjetëra këngëve të suksesshme ka bërë që të kthehet në një personazh nga më të pëlqyerit në muzikën tonë.
Bashkëngjitur këtu dhe historinë e tij të dashurisë me Sonin figura e tij duket krejtësisht e kompletuar.
Turi, një ndërthurje mes një djaloshi adoleshent dhe pamje çamarroke që zhduket si me magji kur nis të këndojë këngët dhe zëri i tij del në pah, atëherë e kupton pse femrat e pëlqejnë Turin.
Turjan Hysko: “Turi ka marrë një surprizë shumë të bukur nga Dorjeta që është fansja jonë kryesore. Unë e kam ligj që nuk ngatërrohem me fanset. Unë i bie të kem konkurrencë me Doktorin, me Getoarin. Jo as nuk e shoh fare. Unë Landin, me Landin jemi shumë miq. Me Florin gjithashtu kemi punuar, kemi bashkëpunuar. Pastaj njëri është fejuar, tjetri është rrugës kështu që s’ka ça të ndodhi më. Ne kemi fushë të lirë tani.”
Me ca muskuj më shumë falë pasionit të veçantë për palestrën Landi i West Side Family të godet me sytë e veçantë të qeshur, një zë të domosdoshëm në grupin ku këndon që bën të shkrihet pas tij çdo vajzë që pëlqen muzikën moderne shqiptare sepse Landi di si t’i bëjë femrat të qajnë e atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të mbajnë ritmin e “Hey Çike”./tvklan.al
Gazetare: Anjeza Shabani
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/