Перейти к содержимому

Publikimi i videove intime/ Pula: Hila ka delaruar se kamerat i ka vendosur për çështje sigurie

MCN TV

0:00 / 0:00

Publikimi i videove intime/ Pula: Hila ka delaruar se kamerat i ka vendosur për çështje sigurie

2 068 просмотров · 12 часов назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
2 068 просмотров · 12 часов назад
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga marrja në pyetje e kompozitorit të njohur Adrian Hila, i cili u paraqit mbrëmë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Ai u mor në pyetje gjithashtu nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë (DVP) lidhur me rrjedhjen në internet të disa videove intime të regjistruara në studion e tij muzikore. Gazetari Besmir Pula, për “MCN live”, zbuloi detaje nga dëshmia që artisti ka dhënë përpara grupit të posaçëm hetimor. Sipas Pulës, Hila ka sqaruar pozicionin e tij duke deklaruar se prania e kamerave në ato ambiente nuk kishte qëllime të paligjshme përgjimi, por ishte bërë thjesht për arsye sigurie të objektit. Gjatë seancës së gjatë të pyetjeve, oficerët e policisë gjyqësore e kanë marrë në pyetje kompozitorin nëse ai kishte dijeni për pajisjen dhe nëse kishte bashkëpunuar apo jo në regjistrimin e këtyre materialeve që përfunduan në rrjet. Sipas Pulës, kompozitori Adrian Hila ka deklaruar para grupit hetimor se kamerat në dhomën e gjumit janë instaluar në vitin 2022 për çështje sigurie pas një vjedhjeje në zonë. Ekspertët po hetojnë mundësinë e hakerimit të pajisjeve, pasi ato nuk kishin kartë memorie dhe funksiononin online. Hetimet e strukturave të Krimeve Kibernetike po vijojnë me intensitet të lartë për të zbuluar personat e saktë që kanë ndërhyrë në serverat apo pajisjet e studios për të vjedhur dhe shpërndarë këto pamje private. Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News