Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Patëllxhanë të mbushur me oriz - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Patëllxhanë të mbushur me oriz - Tv Klan

10 682 просмотра · 4 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
10 682 просмотра · 4 г. назад
Recetë nga Znj.Vjollca #patellxhanetembushurmeoriz #ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Receta: 4 patëllxhanë 1 qepë 1 spec 1 karrotë 1 domate Vaj ulliri 1 filxhan çaji oriz 1 gotë ujë i valuar (200 ml) Kripë, piper të zi dhe pak trumzë 100 gr pure domate dhe 100 ml ujë 50 gr djathë cheddar Pastrojmë patëllxhanët, i presim si për mbushje dhe i vendosim në një enë me ujë dhe kripë për 20 minuta. Më pas, i largojmë, i thajmë me letër kuzhine dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I lyejmë patëllxhanët me vaj dhe i pjekim në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë, për 20-25 minuta. Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën në kubikë të vegjël, shtojmë specin po në kubikë shumë të vegjël dhe karrotën në rende dhe të gjitha këto i trazojmë për 2 minuta. Shtojmë domaten në kubikë dhe orizin dhe i përziejmë së bashku sa të mos ketë ujë në tigan. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe trumzë, shtojmë një gotë ujë të nxehtë dhe pasi i trazojmë vendosim kapakun dhe i lëmë sa orizi të përthithë ujin. Largojmë tiganin nga zjarri, shtojmë majdanozin e grirë, ndërkohë patëllxhanët janë pjekur pjesërisht. I mbushim ato me mbushjen që përgatitëm dhe i vendosim në tavën ku kemi shtruar një bazë me salcë e holluar me ujë. Vendosim tavën në furrë, në temperaturën 200 gradë, për 7 minuta. E nxjerrim, i spërkatim patëllxhanët me djathë dhe i vendosim në furrë edhe për 5-7 minuta të tjera. I servirim me sallatë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu