Перейти к содержимому

Tronditëse në Hagë! 81 vite pas hekurave për ish-krerët e UÇK

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Tronditëse në Hagë! 81 vite pas hekurave për ish-krerët e UÇK

10 897 просмотров · 7 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
10 897 просмотров · 7 часов назад
Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka shpallur fajtorë për krime lufte katër ish-krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim. Në këto dënime llogaritet edhe koha që ata kanë kaluar në paraburgim. Ky është vendimi i shkallës së parë dhe palët kanë të drejtë ta apelojnë atë. Trupi gjykues i ka shpallur të pafajshëm të katër të akuzuarit për akuzat e prokurorisë speciale për krime kundër njerëzimit. “Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se Prokuroria Speciale nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues tha se nuk është bindur se personat e shënjestruar mund të cilësohen si “popullatë civile” një element që lidhet me akuzat për krime kundër njerëzimit”, tha gjyqtari Charles Smith. Sipas trupit gjykues të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal duke ngritur objekte ndalimi dhe eliminuar kundershtarët politike. Sipas konstatimeve të trupit gjykues, në mesin e personave të shënjestruar ishin anëtarë dhe përfaqësues të forcave të tjera politike ose ushtarake, veçanërisht persona të lidhur me LDK-në dhe FARK-un. Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se të akuzuarit siguruan pandëshkueshmëri të plotë për kryesit e krimeve. Për kreun e trupit gjykues në Hagë Jack Smith çështja ndaj katër të akuzuarve nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur. “Kjo çështje gjyqësore ka të bëjë me veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve, zotit Thaçi, zotit Veseli, zotit Selimi dhe zotit Krasniqi. Çështja ka të bëjë vetëm me faktet dhe rrethanat që lidhen me akuzat kundër të akuzuarve në këtë çështje gjyqësore. Kjo çështje gjyqësore nuk ka të bëjë me legjitimitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, tha gjyqtari Smith. Gjykatësi Charles Smith tha se ky gjykim u zhvillua në një atmosferë frikësimi të dëshmitarëve. Disa dëshmitarë theksoi Smith u tërhoqën ose ndryshuan dëshmitë e tyre për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre dhe të familjarëve por sipas tij shumë dëshmitarë të tjerë shfaqen guxim dhe vendosmëri”. Procesi gjyqësor ndaj katër ish krerëve të UÇK-së nisi më 3 prill 2023 deri në këtë të mërkure ku në Hagë u shpall aktgjykimi i shkallës së parë. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #GjykataEHages #UCK #HashimThaci #KadriVeseli #JakupKrasniqi #RexhepSelimi #DhomatESpecializuara #VendimiIHages #GjyqiIHages #UshtriaClirimtareEKosoves #LuftaEKosoves #DrejtesiaNderkombetare #HagueTrial #KosovoWar #KLA #ProcesiIHages #AktgjykimiIHages #IshKreretEUCK #Haga #SpecialeHages