Перейти к содержимому

Rrefimi i Shanajt dhe thirrja e fortë e Açkës/ Braho: Për Ballukun po shkohet në…

News24 Albania

0:00 / 0:00

Rrefimi i Shanajt dhe thirrja e fortë e Açkës/ Braho: Për Ballukun po shkohet në…

6 093 просмотра · Трансляция закончилась 6 ч назад
News24 Albania
471 тыс. подписчиков
6 093 просмотра · Трансляция закончилась 6 ч назад
🔴 Rrefehet Mevlan Shanaj: Rama miku im, ç'bisedonim ne shtepi, si e humba besimin! PJESA E PARE Të ftuar: Ledio Braho - Avokat Ambasadori amerikan Eric Wendt e ka nisur fuqishëm mandatin e tij në Tiranë, teksa ka vizituar edhe Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Avokati Ledio Braho, i ftuar në emisionin Kjo javë me moderatore Nisida Tufën u shpreh se vizitat janë një sinjal, që amerikanët vazhdojnë ta mbështesin reformën në drejtësi. Sipas Brahos, ambasadori Wendt synon që të japë edhe një mesazh për klasën politike shqiptare, që reforma në drejtësi duhet të dërgohet deri në fund. “Besoj se është një mesazh për klasën politike shqiptare, se duhet të vijojë mbështetja ndaj SPAK. Nuk e besoj se mund të ketë interes në ndonjë dosje të SPAK, se nëse do të ishte kjo, nuk do të ishte një qasje e duhur. E shoh si mbështetje të duhur të Shteteve të Bashkuara ndaj drejtësisë së re”, tha Braho. PJESA E DYTE "Pse na zhgenjeve ne që të besuam!" Letra për Edi Ramën, Mevlan Shanaj: Ju tregoj si e njoha! Të ftuar: Mevlan Shanaj - Regjisor Regjisori Mevlan Shanaj, i ftuar në emisionin Kjo javë nga moderatorja Nisida Tufa foli për njohjen e tij personale që ka pasur me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shanaj u shpreh se e ka njohur Edi Ramën që 5 vjeç, kur e merrte me vete babai i tij, Kristaq Rama. Sipas tij, Rama e nisi me ëndrra të mëdha rrugëtimin në pushtet. Mevlan Shanaj thekson se ajo gjë e cila nuk i pëlqen, është fakti që dëgjon se shumë njerëz me pushtet, si zv kryeministra, deputetë apo drejtorë që dalin persona të korruptuar dhe të degraduar. “Me Ramën kishim ëndrra të tjera. Mandatin e parë ai i solli Shqipërisë një dimension tjetër qytetar. Këtë besoj, se unë i besoj artit dhe intuitës e zhvillimit progresiv të shoqërisë. Kur e njoha Ramën në rininë e tij, ishte kundërpedal, por kishte emancipim. Në atë kohë, shoqëria shqiptare kishte nevojë për një lloj lideri të tillë. Unë problemin e kam tek fakti që më është bombarduar koka me njerëz të degraduar dhe të korruptuar. Unë kam këtë shqetësim, konstatoj devijim nga premtimi. PJESA E TRETE Flutura Açka zbulon detaje nga libri i ri, çfarë ndodhi në Shqipëri në vitin 1914? Të ftuar: Flutura Açka - Shkrimtare Shkrimtarja Flutura Açka ka sjellë në vëmendje një periudhë të trazuar të historisë së Shqipërisë përmes librit të saj më të ri, “1914”, për të cilin ka hulumtuar për 15 vite në arkiva. E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, me moderatoren Nisida Tufa, ajo tregoi se vepra mbështetet në dokumente dhe letra origjinale, kryesisht nga burime holandeze. Açka shpjegoi se libri sjell një këndvështrim të veçantë mbi përvojën e oficerëve holandezë në Shqipëri dhe rolin e tyre në ngjarjet politike të kohës së Princ Vidit. Ndër zbulimet që veçoi, shkrimtarja përmendi ndihmën e Ismail Qemalit në arrestimin e Beqir Grebenesë, i cili synonte të sillte Izet Pashën në pushtet, si dhe rrethanat e vrasjes së kolonel Thomsonit. Përmes kësaj vepre, Açka synon të sjellë më pranë lexuesit një periudhë me zhvillime të shumta historike, duke e rrëfyer Shqipërinë përmes dëshmive dhe përjetimeve të atyre që e jetuan atë kohë. Shirimtarja Flutura Açka: Mendoj se titulli goditi dhe ia vendosa “1914”. Është një vit me dritë-hije, që duhet ta shikojmë nga ana letrare. Letërsia të jep mundësinë që të kuptosh sesi kanë jetuar njerëzit në atë kohë dhe jo ta shohësh thjesht nga ana e historisë. Për promovimin e librit, mblodha shumë miq dhe ishte një prezantim shumë i mirë. Kur vepra është e mirë, ecën vetë. Kjo është vepra ime e 20-të dhe tashmë lexuesit janë mësuar me mua. 📌 Website: https://www.balkanweb.com/ 📌 News24 Facebook:   / news24alb   Instagram:   / news24al   TikTok:   / news24.al   X: https://x.com/news24al 📌 Balkanweb Facebook:   / balkanwebcom   Instagram:   / balkanweb_official   TikTok:   / balkanweb.official   X:   / balkanwebcom   #news24 #nisidatufa #kjojave #LedioBraho #MevlanShanaj #FluturaAçka #aktualitet #analize #debat #interviste #studiolive #lajmeshqip #mediashqiptare #opinion #opinionpublik #transparence #drejtesi #qeveria #opozita #institucionet #ceshtjeaktuale #zhvillime #shqiperi #analizepolitike #debatepolitike #javapolitike #ngjarjekryesore #temanxehete #aktualitetishqiptar #spak #gjkko #ilirproda #vlorahyseni