Balla: SPAK, sukses i reformës në drejtësi. Përmend dhe skandalin me video seksuale
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Balla: SPAK, sukses i reformës në drejtësi. Përmend dhe skandalin me video seksuale
1 428 просмотров · 9 ч назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 428 просмотров · 9 ч назад
Një debat në parlament u zhvillua edhe për skandalin me videot seksuale.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i tha Berishës se kompozitori ka tjetër emër e nuk quhet Andi Lila. Kjo, pasi Berisha ngatërroi emrin e personazhit kryesor të përfshirë në video.
Më tej, Balla foli për SPAK, duke thënë se është një strukturë që mbështetet e do mbështetet nga Partia Socialiste.
Taulant Balla: Njëherë, dua të them se Andi Lila është futbollist dhe jo kompozitor, se ia ngatërroi emrin zotëria këtu. Lila është një person i nderuar.
Si më i vjetri në këtë sallë, duhet të mos e përdorje atë mënxyrë, ku vajza e gra ndihen të fyera dhe besoj se gratë në parlament duhet të solidarizohen me gratë e përfshira. Kushdo që është mbrapa atyre videove, duhet të kërkohet dhe të shkojë përpara drejtësisë.
Ne e konsiderojmë SPAK-un si suksesin e drejtësisë së re, kurse zotëria e quan seksionin e PS-së. Zotëria thotë se kur më heton mua, SPAK është kështu e ashtu. Ka dhe hipokrizi, se vjen këtu dhe thotë “bazuar në informacionet e dosjeve”. Unë kam thënë se do jenë para drejtësisë ish-kryeministra, ish-ministra, ish-funksionarë publikë etj.
Qëndrimi ynë është që drejtësia e re ka punën e vet dhe politika të vetën. Kush që ka çështje, të shkojë tek SPAK. Ne besojmë tek organet e pavarura të drejtësisë.
Qëndrimi ynë ka qenë dhe mbetet, që një zyrtar është i pafajshëm, derisa të provohet fajësia. Qëndrimi ynë është që secili të marrë avokatin, bëni dhe ju si ne, mos e bëni partinë avokate.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan