Перейти к содержимому

Stop - Dogana 4-fishon faturat: Motorrët zaptojnë portin, tarifat me vlera nga interneti

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop - Dogana 4-fishon faturat: Motorrët zaptojnë portin, tarifat me vlera nga interneti

5 246 просмотров · 9 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 246 просмотров · 9 ч назад
Një urdhër i brendshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, i datës 8 shtator 2026, ka ndryshuar mënyrën e përllogaritjes së vlerës së zhdoganimit të automjeteve, duke sjellë shqetësim te qytetarët dhe agjencitë doganore. Sipas denoncimit të mbërritur në “Stop”, një qytetar që kishte porositur një motor nga Italia ishte informuar paraprakisht se zhdoganimi do t’i kushtonte rreth 400 mijë lekë të vjetra. Por, kur motori mbërriti në shtator, ai mbeti në port, pasi vlera e re e përllogaritur ishte shumëfishuar. Përmes kamerës së fshehtë, agjencitë doganore shpjegojnë se tashmë vlerësimi mbështetet te çmimet e motorëve në faqet e huaja online, duke marrë në konsideratë kilometrat, tipin, modelin, cilindratën dhe karburantin. Sipas shpjegimit të dhënë nga një agjenci, përllogaritja bëhet me 38% të vlerës së referencës që gjendet në internet dhe jo mbi faturën e blerjes së mjetit. Ndryshimi ka sjellë bllokimin e motorëve në port, pasi shumë pronarë nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e reja. Sipas avokatit Klaudi Zholi, ndryshimi i mënyrës së vlerësimit përmes një urdhri të brendshëm ngre pikëpyetje për kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe respektimin e kuadrit ligjor. Kodi Doganor, sipas materialit të kronikës, ka pasur ndryshimet e fundit ligjore në vitin 2014, të pasuara nga udhëzimi i vitit 2018 i Ministrisë së Financave, mbi bazën e të cilit janë përpiluar faturat e zhdoganimit. “Stop” i është drejtuar për një takim Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, por nuk ka marrë përgjigje. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan #Stop #Dogana #FaturatDoganore #TarifatDoganore #Importet #Motorët #Porti #Taksat #Denoncime #Shqipëria