Shije Shtëpie - Patate me peperoni dhe vezë (në tigan) nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Patate me peperoni dhe vezë (në tigan) nga Znj. Vjollca - Tv Klan
1 961 просмотр · 3 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 961 просмотр · 3 года назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
3 patate
1 spec të kuq
Sallam peperoni
4 vezë
Kripë + piper të zi
Trumzë – pak spec pikant
1 grusht djath që shkrin
2 lugë gjelle majdanoz
1 lugë gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Presim patate në kubikë të vegjël. Shkrijmë gjalpin në vaj dhe kaurdisim patate derisa të fillojnë të zverdhën pak. Shtojmë specin të prerë në shiritë dhe sallamin të prerë në kubikë ose feta (si të dëshironi) i përziejmë së bashku për 3-4 minuta.
Përziejmë vezët duke shtuar kripë + piper të zi + trumëz + pak spec pikant. I përziejmë mirë dhe shtojmë vezët mbi patatet, mbulojmë sipërfaqen me djath të grirë në rende. Vendosim kapakun e tiganit për 5-7 minuta në temperaturën mesatare. E spërkasim pak me majdanoz dhe gati për t’i shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu