Nga akuzat e reja për Ballukun te hetimi i Xhaçkës, gazetarja jep detajet në “Opinion”
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Nga akuzat e reja për Ballukun te hetimi i Xhaçkës, gazetarja jep detajet në “Opinion”
9 224 просмотра · 1 день назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
9 224 просмотра · 1 день назад
Prokuroria e Posaçme Antikorripsion (SPAK) i ka komunikuar ditën e djeshme 4 akuza të tjera ish-numrit dy të qeverisë Belinda Balluku. Ndërkohë disa ditë më parë ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, është vënë në dijeni nga SPAK që është marrë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash.
Gazetarja e Tv Klan Bleona Metushi nga studio e “Opinion” sqaroi vijimin e çështjes në ngarkim të Ballukut, e cila tashmë në total akuzohet për kryerjen e pesë veprave penale.
“Gjatë ditës së djeshme është thirrur për t’i komunikuar se është marrë e pandehur edhe për 4 akuza të tjera, përveç shkeljes së barazisë në tendera, në të paktën 9 raste. SPAK thotë se i ka komunikuar si akuzë përfundimtare dyshimet për korrupsion të zyrtarëve publikë, që lidhen me një vilë që e ka përfituar në Dhërmi, në cilësinë e drejtueses së ALB Kontroll. Akuza e zyrtarëve të lartë lidhet me dyshimet se ka përfituar pasuri në Himarë, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës.
Këto pasuri të paluajtshme, që janë përfituar si korrupsion, nuk janë deklaruar dhe ka kryer pastrim parash me ndihmën e personave të tjerë. Edhe këtyre personave po u komunikohen akuzat. SPAK nuk ka deklaruar ende përfundimin e hetimeve. SPAK po kryen veprimet hetimore për komunikimin e akuzave dhe më pas pritet të vendoset nëse do të ketë përfundim të hetimeve apo do të kërkohen edhe 3 muaj të tjerë kohë”, tha Metushi.
Gazetarja Metushi sqaroi se nuk ka diçka të konfirmuar për një pasuri të dyshimtë të Belinda Ballukut jashtë Shqipërisë, ndërsa pritet që çështja të përfundojë në GJKKO po një tjetër kërkesë drejtuar Kuvendit.
“Burime kanë konfirmuar nën hetim nga SPAK verifikime për një pasuri jashtë vendit, por kjo nuk është konfirmuar ende. Është përfolur për një masë që mund të kërkonte SPAK në Kuvend, heqjen e imunitetit. Kjo nuk është bërë nga SPAK dhe, të paktën ne gazetarët, informacionet thonin se çështja do të shkojë në gjyq pa pasur një kërkesë të dytë në Kuvend”, tha ajo.
Ndërkohë Olta Xhaçka, ashtu si dhe bashkëshorti i saj, janë marrë nën hetim nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Gazetarja Metushi bëri me dije se hetimi ndaj tyre ka nisur nga disa detaje që kanë dalë në dritë nga një tjetër çështje e rëndësishme që po shqyrtohet nga prokurorët e posaçëm.
“Ish-ministrja e Mbrojtjes është thirrur në SPAK më 14 tetor. I është komunikuar se është marrë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Një ditë më herët është thirrur bashkëshorti dhe atij i është komunikuar se është marrë nën hetim për korrupsion dhe pastrim parash. Bëhet fjalë për një hetim që ka nisur një vit më parë, ku janë regjistruar fillimisht vetëm veprat penale. Bëhet fjalë për disa të dhëna që kanë dalë nga një dosje tjetër e rëndësishme, që kanë lidhur Xhaçkën dhe Gacin me këtë hetim, por edhe të dhëna që kanë ardhur nga autoritetet e huaja me letërporosi”, tha Metushi.
Në pjesën e parë dhe të dytë të emisionit të sotëm (21 tetor) “Opinion”, në Tv Klan, u diskutua për protestat e të rinjve në Shqipëri paralelisht me ato që po zhvillohen dhe në të paktën 12 shtete të tjera të botës.
Të ftuar: Livia Dedej, Jozef Vogli, Frida Mavriqi, Nikola Kedhi, Gerti Shella, Ergys Mërtiri, Gerta Zaimi, Gjergj Bojaxhi.
Në lidhje të drejtpërdrejtë Alba Bajraktari
Në pjesën e tretë u transmetua një material pa koment për zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe botë.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Opinion #BlendiFevziu #TVKlan