Zaimi: Rama për Agasin nuk foli si kryeministër
MCN TV
0:00 / 0:00
Zaimi: Rama për Agasin nuk foli si kryeministër
586 просмотров · 8 часов назад
MCN TV
140 тыс. подписчиков
586 просмотров · 8 часов назад
Drejtori i Informacionit në MCN TV, Skerdilajd Zaimi duke iu referuar deklaratës të kryeministrit Edi Rama për Ergys Agasi-n e cilësoi atë si një deklaratë keqardhëse dhe familjare. Sipas Zaimit, qeveria ka çdo gjë në dorë për të çuar deri në fund hetimin dhe gjykimin e kësaj çështjeje.
Ndër të tjera, Zaimi e cilëson si precedent të rrezikshëm moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të magjistratëve. Sipas tij pavarësisht rezervave që mund të ketë qeveria për vendimin, ai është përfundimtar dhe i detyrueshëm për tu zbatuar, ndërsa vonesat administrative dhe mosveprimi i qeverisë nuk i kanë hije një shteti.
Lidhur me vizitën e Sali Berishës në SHBA, Zaimi e quan “komike”, ndërsa tha se nuk sheh produkt politik konkret nga kjo vizitë dhe se shoqëria shqiptare është maturuar politikisht. Sipas tij, qytetarët nuk mahniten më nga “akrobacitë” e politikanëve shqiptarë, ndërsa theksoi se sot kërkohet diçka më konkrete nga politika.
Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News #skerdilajdzaimi #ergysagasi #akshi