Перейти к содержимому

Opinion – Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë! – 28 Prill 2026

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Opinion – Lini, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë! – 28 Prill 2026

5 538 просмотров · 4 мес. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
5 538 просмотров · 4 мес. назад
Mbrëmjen e së martës, më 28 prill, emisioni “Opinion” i është kushtuar fshatit Lin të Pogradecit, një prej vendbanimeve më të hershme liqenore në Europë dhe njëkohësisht një zonë me vlera të veçanta natyrore dhe kulturore, e mbrojtur nga UNESCO si peizazh kulturor dhe ansambël arkitektonik. Drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ka udhëtuar drejt zonës së Linit, duke eksploruar një prej hapësirave ku janë zbuluar gjurmët e vendbanimeve më të lashta liqenore në Europë. Programi është ndërtuar në tri pjesë kryesore, duke u fokusuar në zbulimin arkeologjik që vërteton lashtësinë e vendbanimit dhe në procesin kërkimor që e ka dokumentuar atë. Në pjesën e parë, erdhi në një intervistë profesori Ilirjan Gjipali, arkeologu që ka qenë pjesë e ekspeditës zvicerane që konfirmoi këtë zbulim dhe që i ka kushtuar gjithë karrierën studimit të arkeologjisë. Në këtë segment përfshihen gjithashtu intervista me Ledjan Zeqollarin, drejtor i Turizmit në Pogradec, guidën lokale Aleksandër Filipllari, si dhe të tjerë bashkëbisedues, përfshirë një peshkatar, një shitëse të zonës, kryeplakun Gafur Avdullari dhe Olsi Çekiçin, specialist i Qendrës së Rritjes së Koranit në Pogradec. Në pjesën e dytë, emisioni "Opinion" solli një intervistë me Amanda Cicin, drejtoreshë e trashëgimisë kulturore në Korçë. Gjithashtu, Blendi Fevziu vizitoi bujtinën “House 1960”, të drejtuar nga Merita dhe Merim Sulollari, e vendosur në thellësi të fshatit Lin. Në pjesën e tretë, emisioni "Opinion" i kushtoi vëmendje artizanes së njohur pogradecare Hava Basholli, duke sjellë një portret të punës dhe traditës së saj artizanale. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan