Pro Business - Sfidat e Bletarisë Shqiptare dhe Pozitat e Ekspertëve - 26 Prill 2025
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Pro Business - Sfidat e Bletarisë Shqiptare dhe Pozitat e Ekspertëve - 26 Prill 2025
1 415 просмотров · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 415 просмотров · 1 год назад
" Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Tv Klan.
Sektori i bletarisë në Shqipëri, pavarësisht rritjes së numrit të koshereve dhe familjeve të bletëve, përballet me një sërë sfidash komplekse. Nga këto, klimatiket dalin si njëra nga pengesat më kritike. Për emisionin “Pro Bussines” në Tv Klan, Vitor Malutaj, kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Shqipërisë, dhe Ervis Mema, sekretari i Shoqatës së Bletërritësve të Tiranës, vërejnë se thatësirat e ashpra, reshjet e dendura dhe breshëri jo vetëm zbutin shëndetin e bletëve, por ulin ndjeshëm rendimentin e mjaltit natyral.
Malutaj thekson edhe një problematikë tjetër, mungesën e studimeve të thelluara për transferimin e kolonive të bletëve midis rajoneve, një praktikë që pa një analizë shkencore, mund të çojë në destabilizim të ekosistemeve lokale.
Në aspektin e cilësisë së mjaltit, të dy ekspertët janë dakord që përgjegjësia bie tek bletarët individualë, por vëmendje të veçantë kërkon kontaminimi i mjedisit nga pesticidet dhe kimikatet.
Ervis Mema paralajmëron se, pavarësisht përdorimit më të ulët të pesticideve në Shqipëri krahasuar me BE-në, ekzistojnë zona ku abuzimi me substanca të dëmshme në frutikulturë kontaminon lulëzimin dhe rrjedhimisht mjaltin.
Ai kërkon zbatimin e protokolleve strikte dhe përdorimin e pesticideve “miqësore me mjedisin”, ndërsa Vitor Malutaj shton se farmacitë bujqësore shpesh shesin produkte të palicensuara që helmojnë bletët, duke kërkuar kontroll më rigoroz.
Një pengesë tjetër madhore është mungesa e standardeve të harmonizuara me BE-në. Malutaj shpjegon se, pavarësisht mundësive të mjaltit shqiptar, mungesa e certifikimeve dhe protokolleve të njësuara e bën të pamundur hyrjen në tregjet europiane.
Ndërsa subvencionet aktuale konsiderohen të pamjaftueshme për të mbështetur fermerët me shkallë të mesme, Ervis Mema kërkon që qeveria të rishikojë kriteret, duke ulur pragun e subvencionimit për të përfshirë më shumë bletarë
Ndiqni për më tepër emisionin e plotë!
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/