Перейти к содержимому

Mesazh për shqiptarët mbi rezultatet e ekonomisë dhe një mesazh i posaçëm për studentët | E Plotë

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Mesazh për shqiptarët mbi rezultatet e ekonomisë dhe një mesazh i posaçëm për studentët | E Plotë

964 просмотра · 2 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
964 просмотра · 2 ч назад
Kryeministri Edi Rama i është adresuar qytetarëve dhe studentëve me një mesazh lidhur me protestat e fundit që po zhvillohen në Tiranë. “A është e mundur të pranohet si normalitet agresioni i një turme e cila, në emër të rinisë, të studentëve, të ardhmërisë, kërkon të na imponojë jo vetëm duke thyer xhamat e ministrive e të dyqaneve, por çdo normë të bashkëjetesës. Nuk kam parasysh veten, qeverinë, ka oparasysh të gjithë, pa përjashtim, të gjithë ata që nuk janë pjesë e këtij agresioni që përfitojnë frikë nga kjo turmë me hunësit urbanë. Kam parasysh dhe ata që nuk më duan mua si kryeministër, por duan të lëvizin lirisht, të çojnë fëmijët në shkollë, të ashtimin, të mbajnë hapur dyqanet. Duan të jetojnë pa qenë të detyruar të ndryshojnë rendin e ditës ndaj një turme agresive. A mund të na imponohet të gjithëve një turmë që pasi ka ardhur me muaj vërdallë me britma e të shara duke shqetësuar njerëzit, duke bllokuar trafikun, duke bullizuar drejtues automjetesh. Shpërthen në furi dhune me gurë dhe me zjarr kundër qytetit, institucioneve, kundër Policisë së Shtetit. Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të imponohen? Një mish mash heterogjen ku janë mbledhur grupe sociale, parti politike pa asnjë lidhje me njëra-tjetrën. As dua të përsërit përfshirjen e duarve të huajve. Që kur tribuna e fjalimeve u kthye në grumbullim korbash e sorrash, ne jemi populli, ne nuk e duam më këtë qeveri, nuk e pranojmë më këtë kryeministër. Keqkuptim i madh. Ky grup s’ka autorizim për të folur në emër të popullit. Populli flet vetë dhe as kjo turmë e verbër e as ne, i jep mandatet për të folur e për të vendosur në emër të tij. Liria dhe e drejta e atyre që duan t’ua imponojnë të tjerëve mendjen, idetë mbaron aty ku mbaron liria dhe e drejta e të tjerëve për të pasur qëndrimet dhe bindjet e tyre. Dhe mbi të gjitha, jetën e tyre. Çfarë sollën për popullin dhe për vendin e dimë mirë që të gjithë. E dinë ata që dinë historinë dhe nuk ngatërrojnë Ismail Qemalin me Kadarenë. A është e mundur të mirëkuptohet e gjithë kjo furi dhune, presionesh e shantazhesh që gëlojnë në rrjetet sociale ndaj kujtdo që nuk i bindet agresionit. Që nuk i bën hosana. Një turmë që nuk kërkon vetëm të dëgjohet, por dhe të mbështetet pa kushte në kuturisjen antidemokratike ku në fjalorin e vet bazik, në emër të rinisë, s’ka asnjë fije respekti për asnjë normë sjelljeje. Mua personalisht më rezulton e pamundur ta mirëkuptoj këtë sulm formal mbi kodin e qytetërimit tonë. As tradita familjare shqiptare, as normat demokratike, nuk kanë të përbashkët me përmbajtjen vulgare të këtij sulmi të dhunshëm gjuhësor në emër të rinisë, studentëve. Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen”, tha Rama. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #edirama #ekonomia #studentet #paketafiskale