Opinion - Dhimiter Anagnosti, Jeta (27 janar 2009)
RTV Klan Arkiv
0:00 / 0:00
Opinion - Dhimiter Anagnosti, Jeta (27 janar 2009)
22 092 просмотра · 7 лет назад
RTV Klan Arkiv
57,5 тыс. подписчиков
22 092 просмотра · 7 лет назад
Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936, në fshatin Vuno të Himarës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë.
Më 1954-1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” e më pas me filmin “Toka jonë”. Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Anagnosti rrëfeu më shumë për jetën e tij.
Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurrime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.
Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajo qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar.
Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen./tvklan.al