“Kryeministri të japë llogari”/ Kalaja: Emërimi i Vlora Hysenit pa filtra ishte shkelje e Ramës
MCN TV
0:00 / 0:00
“Kryeministri të japë llogari”/ Kalaja: Emërimi i Vlora Hysenit pa filtra ishte shkelje e Ramës
1 134 просмотра · 1 день назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
1 134 просмотра · 1 день назад
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka lëshuar akuza në "MCN Live" lidhur me skandalin pa precedent të arrestimit të ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Kalaja kërkoi që Kryeministri Edi Rama të mbajë përgjegjësi direkte përpara qytetarëve për mënyrën se si përzgjodhi dhe emëroi në krye të sigurisë kombëtare një person me të kaluar problematike.
Sipas zyrtares së opozitës, përgjegjësia penale mbetet personale e zonjës Hyseni, por përgjegjësia institucionale dhe politike rëndon plotësisht mbi kreun e qeverisë.
Kalaja deklaroi se Vlora Hyseni erdhi në krye të SHISH si ish-këshilltare e kryeministrit, pa kaluar filtrat e nevojshëm të sigurisë shtetërore.
Përveç kryeministrit, anëtarja e PD-së shpërtheu në kritika edhe ndaj Kreut të Shtetit. Ajo e cilësoi Presidentin e Republikës si "kukull" dhe "noter të qeverisë", duke e akuzuar për shpërdorim detyre sepse firmosi këtë emërim pa bërë verifikimet e duhura kushtetuese.
Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.#MCNTV #MCN #News