Перейти к содержимому

Tipare të një besimi të madh (Gruaja Kananease) - 3 Tetor 2026

KISHA BAPTISTE TV

0:00 / 0:00

Tipare të një besimi të madh (Gruaja Kananease) - 3 Tetor 2026

33 просмотра · 5 дней назад
KISHA BAPTISTE TV
127 подписчиков
33 просмотра · 5 дней назад
Fjala e Zotit regjistron një tjetër shembull konkret të një besimi të madh (të një johebreje), atë të gruas kananease apo sirofenikase, Mateu 15:21-28; Marku 7:24-30. Jezusi shkon në Tiro dhe Sidon. Ato ndodhen në jug të Libanit. Qytetet më të mëdha: Bejrut (kryeqytet), Tripoli, Sidon dhe Tiro. Ishin Kananej dhe në kohën e Jezusit quheshin edhe Fenikas. Ai sapo vinte nga sulmet e të vetëve: përbuzja në Nazaret, vdekje e Gjon Pagëzorit dhe sulmet nga skribët dhe farisenjtë me rregullat dhe traditat e tyre, pa dashuri. Atij i afrohet një grua kananease, e cila bërtet për mëshirë dhe ndihmë për vajzën e sëmurë. Ndoshta i kishte provuar të gjitha: doktorët, ilaçet, traditat, idhujt, hajmalitë. • Historitë dhe doktrinat e Biblës kanë të paktën tre të përbashkëta që më pas prodhojnë një besimi të madh tek një person. Nevojë të madhe. Njerëz “të vegjël”. Perëndi i Madh. TIPARET E BESIMIT TË SAJ TË MADH. • Ajo ka besim dhe shpresë tek Jezusi, Zoti i saj, Biri i Davidit, vargjet 21-22. Gruaja kishte një problem të madh. Por mbasi i kishte provuar të gjitha, tani e mbetur pa asnjë shpresë, ajo shkon te Jezusi. • Ajo lutet, bërtet dhe ndërmjetëson për mëshirë, vargu 22. Ajo nuk bëri një lutje formale. Ajo erdhi me një zemër të dëshpëruar. Besimi i madh nuk ka turp të thërrasë Jezusin. • Ajo këmbëngul edhe në heshtje dhe presion, vargu 23. Ky është ndoshta momenti më i vështirë. Ajo bërtiti. Jezusi heshti. Sa prej nesh kemi kaluar në këtë situatë? Jo vetëm heshtja e Jezusit, por tani duhet të përballonte edhe presionin e largimit nga ana e dishepujve. • Ajo adhuron dhe këmbëngul në lutje, vargu 24. Gruaja kupton se kush është ajo dhe kush është Zoti. Këtu fjala adhuron ka kuptimin: I puth dorën (si një qen që lëpin dorën e të zotit, përkulesh me kokë në tokë përpara Tij. • Ajo nuk ofendohet lehtë, vargu 25. Kjo është pjesa më e vështirë e historisë. Jezusi përdor një shprehje që lidhet me “qentë” në kontekstin e metaforës së fëmijëve dhe tryezës. Si reagon gruaja? Ajo nuk ikën e zemëruar. Besimi i madh nuk lejon që sedra apo krenaria të bëhet më e madhe se nevoja. • Ajo ka besim edhe për thërrimet, vargu 26. Ajo nuk kërkonte tryezën, as ushqimin e dikujt apo të zinte vendin e dikujt. Ajo thjesht besonte se një thërrime nga fuqia e Jezusit mjaftonte për vajzën e saj. Jezusi flet për një besimi të madh që nis me një farë të vogël sinapi që rritet, Mateu 17:20. • Besimi i saj sjell shërim, gëzim dhe lavdia i shkon Zotit, vargu 27.