“Hekur… 10 vjet në pritje të trenit Durrës-Tiranë”
Citizens Albania
0:00 / 0:00
“Hekur… 10 vjet në pritje të trenit Durrës-Tiranë”
17 925 просмотров · 3 года назад
Citizens Albania
3,43 тыс. подписчиков
17 925 просмотров · 3 года назад
#HEKURI i shinave që dikur lidhnin njerëzit sot është kthyer në ndryshk. Më shumë se gjysma e 447 kilometrave hekurudhë është tërësisht jashtë funksionit, e ajo që ka mbetur është thuajse e pa përdorshme. Dokumentari i parë i këtij cikli trajton “Rrugën e gjatë nga Tirana për në Durrës” duke sjellë histori nga sytë e ekspertëve, përdoruesve dhe ish-punonjësve të hekurudhës.
Rrjeti hekurudhor shqiptar sot i ngjan vetëm një kujtimi të largët të asaj çka ishte gjatë viteve 1980. Me ndryshimin e regjimit, shinat u ndryshkën dhe trenat u shkatërruan, ndërsa qeveritë u përqendruan në ndërtimin e rrugëve dhe qytetarët iu drejtuan makinave private. Kjo përmbysje e prioriteteve i la në harresë të gjitha format e transportit publik duke izoluar veçanërisht shtresat më të disavantazhuara të shoqërisë. Cikli me tre dokumentarëve “Hekur, Pluhur dhe Frikë”, trajton pikërisht boshllëkun që ka lënë harresa e publikes në transportin publik.
Ky dokumentar u realizua nga Citizens Channel me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana.
*Qëndrimet dhe opinionet e shprehura në dokumentar janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Friedrich-Ebert (FES).